Hulumtim: Ja se sa të dhunshëm janë adoleshentët në Maqedoni

Agresiviteti fizik apo dhuna fizike paraqet njërin nga katër llojet e agresivitetit i cili tek adoleshentët e Shkupit gjendet më një nivel të lartë të shprehjes dhe posedimit. Nga kjo, vijmë në përfundim se dhuna fizike paraqet edhe formë më të shpeshtë të reagimit të të rinjve në situata sociale, e veçanërisht kur ato situata janë konfliktuoze, njofton Portalb.mk.

Në këtë pikëpamje të trajtimit dhe hulumtimi, lirshëm mund të themi, se posedimi i lartë i agresiviteti fizik paraqet edhe njëri nga faktorët se pse aq shumë janë të pranishme sulmet fizike jo vetëm në territorin e Shkupit por edhe në tërë Maqedoninë.

Të nxitur nga situata e fundit, ku në Shkup u sulmua me vezë vetura e njërit nga krerët e partisë politike, ku në një protestë u goditën gazetarët përderisa raportonin për rrjedhën e protestës, ku një vajzë myslimane u shënjestërua fizikisht vetëm sepse në kokë mbante shami, e ku në mure të shumta mund të shohim grafitë më gjuhë të urrejtjes, e të cilat pas shfaqjes së një monedhe të Maqedonisë më simbole shqiptare në Manastir u shpërfaqën broshura për “dënim” dhe të gjitha këto për tu shoqëruar më demolime të shtabeve partiake për të përfunduar me sulme fizike nga grupi i tifozëve ndaj disa kosovarëve, morëm të drejtën të shohim, se sa realisht sulmi fizik është fenomen “normal” në Maqedoni, duke sjellë rezultate nga hulumtimi shkencor i cili shumë më qartë dhe saktë do të dëshmojë gjendjen faktike të kësaj dukurie.

Nga gjithsej katër lloje të agresiviteti që ekzistojnë në teoritë psiko-sociale, e që janë: zemërimi, agresiviteti fizik, armiqësia dhe agresiviteti verbal, si formë më e shprehur është paraqitur armiqësia dhe agresiviteti fizik i cili në popull njihet si dhunë fizike.

Nëse vlera e përgjithshme e mundësisë së posedimit të agresivitetit do të ishte 100%, nga kjo 68.38 % atakohet tek adoleshentët në Shkup. Prej 68.38% e posedimit të agresivitetit, me vlera më të larta na shfaqen pikërisht format më eskaluese e të cilat janë armiqësia dhe dhuna fizike.

Armiqësia tek shkollarët e mesëm në Shkup atakohet më një përqindje prej 20.45% përderisa dhuna fizike shkon me një vlerë shumë pak më të ulët me 19.72 %.

Format më të lehta të agresivitetit janë zemërimi dhe agresiviteti verbal, e para shprehet me vlerë prej 15.96 kurse e dyta nënkupton posedim të saj për 12.78 përqind.

Zemërimi si formë më e lehtë e agresivitetit nënkupton lloj të ndjenjave parësore të karakterizuara me hidhërim, pakënaqësi, mllef e të cilat shpërfaqen kur individi në një situatë sociale përballet me pengesa gjatë realizimit të qëllimeve të tija të paraprirë nga dëshira për hakmarrje ndaj dikujt.

Agresiviteti fizik, respektivisht dhuna fizike paraqet veprim të qëllimshëm për ta detyruar tjetrin, me mjete fizike a psiqike t’u nënshtrohet interesave, synimeve e dëshirave të dikujt.

Si formë e tretë e shprehjes së agresivitetit është armiqësia e cila nënkupton prirje e formuar e individit, e përbërë nga urrejtja, keqdashja, hidhërimi, zemërimi dhe gatishmëria për t’i bërë keq individit apo grupit oponent.

Ndërsa si formë e katër e agresiviteti dhe më e lehtë është agresiviteti verbal i cili paraqet potencë personale e fjalorit të një individi me qëllim që të fitohet kontrolli i situatës sociale. Kjo formë e agresivitetit paraqet edhe formë devijuese e komunikimit e cila rezultohet me nxitje të shpërfaqjes së agresivitetit edhe tek individët e tjerë.

Përndryshe këto të dhëna janë rezultate të një hulumtim i realizuar gjatë viti 2015-2016, i cili përfshiu 192 nxënës të shkollës së mesme, më shpërndarje të njëjtë të përkatësisë kombëtare shqiptare dhe maqedonase, me përfshirje të njëjtë të ndryshimeve gjinore dhe më pranim të njëjtë të katër shkollave më të mëdha të mesme në Shkup e të cilat janë: SHMQSH “Zef Lush Marku”, SHMEJQSH “Arseni Jovkov”, SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” dhe SHMMQSH “Nikolla Karev”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button