“Komitët” kanë rrahur kosovarët në sheshin e Shkupit

“Komitët”, tifozët famëkeq të klubit futbollistik “Vardari” kanë rrahur keq disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes se sotme me Shkëndijën e Tetovës, shkruan gazeta KOHA. Katër të lënduar më lehtë dhe një me lëndime të rënda në kokë, janë kosovarët të cilët nga Komitët ishin takuar në sheshin e Shkupit.

Burime policore për gazetën KOHA kanë informuar se pak çaste më parë janë arrestuar katër tifozë, ndërsa hetohen dhe të tjerë që rrahën të rinjtë nga Kosova, të cilët në Shkup ishin për vizitë vikendi. Ndryshe, nuk është hera e parë qe huliganët e ashtuquajtur “Komiti” sulmojnë shqiptarët e pafajshëm nëpër qytet. Vjet, sulmuan disa nxënës shqiptarë mu në sheshin e Shkupit, ndërsa vite më parë, rrahën edhe gratë nëpër shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button