Rasti “Trust”, nuk ka paraburgim për Sead Koçanin

I dyshuari në rastin “Trust”, Sead Koçan, nuk do të shkojë në paraburgim pasi që Gjykata Penale informoi se e kanë refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me personin S.K. pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara me propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit, gjykatësja e procedurës paraprake ka sjell vendim në të cilën refuzohet propozimi i PSP-së. Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orëve”, informojnë nga Gjykata Penale.

Nga ana tjetër, i dyshuari Vasilije Aviroviq, Gjykata ka vendosur që t’i shqiptojë masë të kujdesit.

Vasilije Aviroviq
Vasilije Aviroviq

“Për V.A. gjykatësja e procedurës paraprake ka vendosur që të shqiptojë masë kujdesi – ndalesë për vendosje, gjegjësisht mbajtje të kontakteve ose lidhjeve me njerëz të caktuar dhe masë për ndalim të disa aktiviteteve të caktuara të cilat kanë lidhje me veprën penale”, thonë nga Gjykata, duke shtuar kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditëve.

Përndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button