Ekipi i Janevës në Këshillin Gjyqësor për lëndën “Puç“

Ekipi i Prokurorisë Speciale sot është në takim me Këshillin e Prokurorëve, ku duhet të sqarojnë pse janë tërhequr nga lënda “Puç“, në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Janeva gjatë javës së kaluar zhvilloi një takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Petar Anevski, pas së cilës, u njoftua se këtë javë do të merren vesh në lidhje me atë se si do të shkojë procedura për marrjen e lëndës.

Anevski ishte i paqartë nëse Këshilli i Prokurorëve e ka kërkuar tërë lëndën apo vetëm një pjesë të saj.

Në lidhje me arsyet se përse Këshilli e ka kërkuar lëndën “Puç“, Anevski tha se ata duan që t’i dijnë arsyet se pse PSP ka marrë kësi vendimi, gjegjësisht pse ka hequr dorë nga aktakuza.

Përndryshe, më 18 janar, PSP ka hequr dorë nga aktakuza për lëndën “Puç“ për arsye, që siç thanë ata, të gjendjes faktike në aktakuzë dhe në kundërshtim me dëshmitë me të cilat kjo Prokurori disponon si dhe me procedurat hetimore të lëndëve “Target” dhe “Fortesa”.

PSP, shpjegoi se, vendimi i tillë është ndërmarrë me qëllim që të mblidhen dëshmi shtesë dhe plotësisht të zbardhet gjendja faktike dhe të mundësohet sjellje vendim ligjor dhe të drejt nga prokurori publik.

Rasti “Puç“, është njëri nga të parët që PSP i ka marrë nën kompetencat e saj, por seancat e gjykimit, disa herë janë anuluar.

Në këtë rast, për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar janë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

LEXO: Gjërat që do të mbahen mend nga afera e përgjimeve “Puç“ (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button