Procesin për marrjen e lëndës “Puç“, Anevski dhe Janeva do ta fillojnë javën e ardhshme

“U morëm vesh që javën e ardhshme, pesë prokurorë nga PSP të kenë takim me anëtarët e Këshillit të Prokurorëve për marrjen e lëndës “Puç“ dhe të njëjtët të merren vesh se si do të shkojë procedura”, kështu u shpreh kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, pas takimit me prokuroren speciale, Katica Janeva, ku kanë biseduar për çështjen e tërheqjes së aktakuzës nga PSP për rastin “Puç“, raporton Portalb.mk.

Anevski ishte i paqartë nëse Këshilli i Prokurorëve e ka kërkuar tërë lëndën apo vetëm një pjesë të saj.

Petar Anevski
Petar Anevski

Në lidhje me arsyet se përse Këshilli e ka kërkuar lëndën “Puç“, Anevski tha se ata duan që t’i dijnë arsyet se pse PSP ka marrë kësi vendimi, gjegjësisht pse ka hequr dorë nga aktakuza.

I pyetur nga gazetarët për marrjen e lëndëve “Monstra” dhe “Sopoti”, Anevski tha se fare nuk kanë diskutuar me Janevën për atë temë.

Pas mbarimit të takimit, prokurorja Janeva, nuk deshi të komentojë për takimin, ndërkaq premtoi që javën e ardhshme do të njoftojë për rrjedhën e procesit.

“Nuk dua asgjë të komentojë, do të shohim javën e ardhshme”, tha Janeva.

Përndryshe, më 18 janar, PSP ka hequr dorë nga aktakuza për lëndën “Puç“ për arsye, që siç thanë ata, të gjendjes faktike në aktakuzë dhe në kundërshtim me dëshmitë me të cilat kjo Prokurori disponon si dhe me procedurat hetimore të lëndëve “Target” dhe “Fortesa”.

PSP, shpjegoi se, vendimi i tillë është ndërmarrë me qëllim që të mblidhen dëshmi shtesë dhe plotësisht të zbardhet gjendja faktike dhe të mundësohet sjellje vendim ligjor dhe të drejt nga prokurori publik.

Rasti “Puç“, është njëri nga të parët që PSP i ka marrë nën kompetencat e saj, por seancat e gjykimit, disa herë janë anuluar.

Në këtë rast, për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetërorë, të akuzuar janë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov, i punësuar në Komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

LEXO: Gjërat që do të mbahen mend nga afera e përgjimeve “Puç“ (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button