Edhe Ziadin Sela komenton si kaloi takimi me Johanes Hanin (VIDEO)

Kryetari i LR-PDSH-së, pas takimit me komisarin Johanes Han, deklaroi se Bashkimi Evropian shpreh interes të madh për stabilitetin e vendit dhe formimin e shpejtë të Qeverisë së re dhe të përkushtohet në reformat e nevojshme, njofton Portalb.mk.

“Bashkërisht konkluduam se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe nuk duhet assesi të mbahen” deklaroi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ai shtoi se nuk ka kompromis as për punën e Prokurorisë Speciale e as me platformën shqiptare dhe se LSDM duhet të merret seriozisht me këtë çështje dhe jo të bëhen pazare me kërkesat shqiptare.

Komisari Han tani po zhvillon takim me përfaqësues të PDSH-së.

LEXO: Han: Qeveria duhet të formohet sa më shpejtë

LEXO: Afrim Gashi flet pas takimit me komisarin Johanes Han

LEXO: Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me Johanes Han (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button