Han: Qeveria duhet të formohet sa më shpejtë

23:11 | Gruevski me vonesë u takua me Hanin, pas mbarimit nuk dha deklaratë

21:30 | Zaev flet për takimin me Hanin dhe kërkesën e Ali Ahmetit

20:50 | Ali Ahmeti flet pas takimit me Hanin

► 18:50 | Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me Johanes Han

►  17:50 | Edhe Ziadin Sela komenton si kaloi takimi me Johanes Hanin

► 17:29 | Afrim Gashi flet pas takimit me komisarin Johanes Han

► 14.30 – Eurokomisari Johanes Han pas takimit ministror tha se të gjitha partitë politike në Maqedoni janë përgjegjëse për gjendjen politike, dhe sa më shpejtë që formohet Qeveria, aq më mirë është përcjell Portalb.mk.

“Jam këtu që ti dëgjoj politikanët. Më herët nuk kam pasur takime për këtë çështje. Nuk do t’i jap këshilla asnjërës parti se si të veprojë në të ardhmen. Por që të gjithë duhet të dinë se janë përgjegjës për vendimet që do t’i marrin. Sa më shpejtë që formohet qeveria, aq më mirë. Nëse krahasojmë se ku kemi qenë para dy viteve, Maqedonia ka përmirësime. E kemi Përzhinon, dy tentativa të dështuara për zgjedhje dhe sërish zgjedhje. Por zgjedhjet nuk janë fundi i këtij procesi, qeveria duhet të formohet sa më shpejtë. Edhe njëherë të përsëris, ne nuk do t’ju japim këshilla partive politike”, njoftoi Johanes Han.

► 11:20 – Johanes Han në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor

► 09:00 – Johanes Han e filloi vizitën punuese në Shkup me kryeministrin Dimitriev

—————————————————————————————————————————

Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, sot në Shkup do të takohet edhe me liderët e partive politike që fituan vend në Kuvendin e Maqedonisë si dhe me Emil Dimitrievin, kryeministrin e vendit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, konfirmoi se ngjarje kryesore për shkak të së cilës Han vjen në Republikën e Maqedonisë është takimi i ministrave të punëve të jashtme dhe energjetikës/ekonomisë nga gjashtë shtetet ballkanike (Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi), njofton Portalb.mk.

Zëdhënësja e komisionit, konfirmoi se çka do të bisedohet në takimin ministror, ndërsa ajo është avancimi i tregut për energji elektrike në Ballkan, ndërsa edhe konfirmoi se edhe liderët politike nga Maqedonia do të jenë në axhendën e Hanit.

Ndërkaq ardhjen e Han në Shkup njohësit e çështjeve politike e shohin si përsëritje të këshillave evropiane, por megjithatë sipas tyre tani nuk mund të bëhet shumë, tani vetë partitë politike kanë në dorë vendimin se si do të bëhet Qeveria e re.

Han do të këshillojë që të formohet qeveri e cila do t’i përkushtohet reformave

Eksperti juridik Bekim Kadru shprehet për Portalb.mk se nuk beson se vizita e Han do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në mundësinë e krijimit të qeverisë.

“Unë nuk pres diçka specifike nga z. Han gjatë vizitës së ditës së enjte. Nuk besoj se vizita e tij do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në mundësinë e krijimit të qeverisë, mendoj se negociatat që po zhvillohen tani ndërmjet subjekteve politike janë ato që do të determinojnë zhvillimin e proceseve në drejtim të qeverisë ose eventualisht pjesëmarrjes në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Natyrisht që margjinat e konferencës për të cilën vjen Han me siguri do të ketë ndërmjet deklaratë si qëndrim zyrtar të Unionit Evropian që ai do ta përcjellë mirëpo ajo deklaratë apo qëndrim do të jetë e njohur të Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me ngjarjet në Maqedoni, qëndrimet e UE, do të jenë për formimin e një qeverie që do të ketë mbështetje të nevojshme në kuvendin e Maqedonisë, qeveri e cila do të përkushtohet në vazhdimin e reformave që kanë të bëjnë me aspekte të theksuara në raportin e Komisionit Evropian edhe në raportin e Prive-së, qëndrimet tani më janë të njohura, do të kërkohet mbështetje e proceseve demokratike, respektimi i vullnetit të qytetarëve, respektimin e parimeve kushtetuese dhe parlamentare, definitivisht formimi i qeverisë së ardhshme varet nga negociatat që i zhvillojnë subjektet politike pra është çështje e subjekteve të brendshme politike”, tha për Portalb.mk, Kadriu.

 Të krijohet Qeveri me koalicion të gjërë

Profesori universitar dhe ish ministri i punëve të jashtme, Denko Malevski për Portalb thotë se në takimin e Han me liderët mund të ndodhin edhe gjera të cilat ne nuk i kemi ende të njohura.

“Johanes Han vjen për një takim të cilin e ka planifikuar më herët në të cilin bëhet fjalë për energjetikën e Ballkanit do të thotë se nuk vjen konkretisht krizën politike në Maqedoni. Duke u bazuar në deklaratën e Brukselit, kuptojmë se ai nuk do të lëshojë mundësinë që të takohet me liderët politik dhe të sheh se deri ku kanë arritur punët për formimin e qeverisë si dhe të sjellë ose t’i kumtojë mesazhet e Brukselit që të krijohet koalicion i gjërë për formimin e qeverisë që të ketë mundësi të zgjidh problemet të cilët qëndrojnë në rrugën e integrimeve të Maqedonisë në BE. Takimi gjithashtu ka disa të panjohura por do të kuptojmë çka do të ndodhë kur të vjen”, tha për Portalb.mk Malevski.

Siç është e njohur, eurokomisari Han vjen në Maqedoni gjatë bisedimeve të bllokuara për formim të qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast me vete e sjell idenë e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian për formim të koalicionit të gjërë qeveritar në vend, e cila do të ketë detyrë krahas shumë reformave, ta zgjidhë edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë. /Portalb.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP