PSP: Dëshmitarët janë të detyruar të përgjigjen në thirrjet tona

Në lidhje me protestat para SPB Ohër, Prokuroria Speciale Publike doli me deklaratë ku njoftoi se secili person i thirrur si dëshmitar është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes, dhe hedh poshtë etiketimet politike të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të bëra ndaj PSP-së, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me procedurën parahetimore e cila udhëhiqet nga Prokuroria Speciale Publike, në SPB Ohër janë ftuar në rolin e dëshmitarit që të japin deklarata për rrethanat në lidhje me të njëjtën procedurë. Sipas Kodit Penal, çdo tentative për të ndikuar në dëshmitarët, është vepër penale, ndërsa personat e thirrur si dëshmitarë janë të detyruar ti përgjigjen thirrjes dhe me anë të deklaratave të tyre të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve në të cilat bazohet çdo procedurë parahetimore dhe hetimore”, shkruhet në kumtesën e PSP-së.

PSP-ja shmanget nga të gjitha spekulimet politike dhe potencon se përgjegjësinë e tyre ligjore, gjykatësit në këtë Prokurori publike e kryejnë në pajtueshmëri me ligjin në drejtim të dëshmimit të së vërtetës gjatë procedurave që i ndjekin.

Ashtu si njoftuam, anëtarët dhe simpatizuesi e VMRO-DPMNE nga Ohri kanë qenë të ftuar në bisedë nga hulumtuesit e PSP-së, për rastin e donacioneve të kësaj partie. Por, ato mohojnë të japin deklarata dhe dolën në protestë para SPB Ohër, duke akuzuar se PSP-ja është vegël e Zoran Zaevit dhe Sorosi-it.

LEXO: Anëtarët e VMRO-DPMNE-së nga Ohri protestuan kundër PSP-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button