Sindikata e “Jugohrom”-it nesër në takim me kryeministrin Dimitriev

Të hënën do të realizohet takimi ndërmjet Sindikatës së Jugohromit dhe kryeministrit Emil Dimitriev në lidhje me fillimin e punës së fabrikës Jugohrom, këtë për Alsat-M e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Jugohromit, Bajram Amiti, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo sindikatë punëtorësh thonë se pas analizave që janë bërë del se kjo fabrikë nuk është ndotësi më i madh në këtë rajon, dhe prandaj kërkojnë aktivizim të punës së “Jugohromit” dhe kthim në punë të punëtorëve të kësaj fabrike.

Gjithashtu, nga kjo Sindikatë e punëtorëve të Jugohromit, në rast të mos pranimit të kërkesës për rihapje të “Jugohromit”, paralajmëruan protesta në të ardhmen.

Përndryshe, sipas një dokumenti të publikuar nga  mediat në vend, nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë sqarohet se shkaku për mbylljen e “Jugohromit” është mosrespektimi i afatit dhe i njëjti do të mbyllet vetëm për 90 ditë. Nga kjo mund të kuptohet se Kombinati “Jugohrom” do të jetë i mbyllur vetëm deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Në vendimin e lëshuar nga ana e inspektoratit të ekologjisë thuhet: “Ndalohet kryerja e punës për subjektin “Jugohrom Alzar” nga Jegunovca, me adresë në Jegunovc të Komunës së Jegunovcës e cila udhëhiqet nga Vasko Skenderovski në një periudhë prej 90 ditësh për shkak të mos realizimit të punëve me planin operativë të A kategorisë që është paraparë me planin operativ ”.

Ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti më 1 nëntor kur kumtoi lajmin për mbylljen e kombinatit tha se vendimi nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore.

Inspektorati pranë ministrisë së ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në “Jugohrom”, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Por nga Jugohromi njoftuan se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj me arsyetimin se janë ballafaquar me pengesa burokratike për vendosjen e filtrave.

Prej kur është mbyllur fabrika, që cilësohen si një ndër ndotësit më të mëdhenj në rajonin e Pollogut, disa herë të punësuarit kanë protestuar me qëllim që fabrika t’i rindezë furrat, ndërkaq ata të kthehen në punë.

Me mbylljen e Kombinatit, pa punë ngelen rreth 1.000 punëtor.

LEXO: Të punësuarit në “Jugohrom”: Kërkojmë që kombinati të fillojë me punë

LEXO: Të punësuarit e “Jugohromit” përsëri kërkojnë takim me kryeministrin Dimitriev

LEXO: Të punësuarit e “Jugohromit” ende në pushim të detyruar, premtohet se po punohet për filtrat

LEXO: Jugohromi mbyllet vetëm për 90 ditë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button