Të punësuarit në “Jugohrom”: Kërkojmë që kombinati të fillojë me punë

Fabrika e ”Jugohromit” e cila kohëve të fundit po përflitet si shumë për mos vendosje të filtrave si pasojë e se cilës është edhe ndotja e ajrit në rrethinën e Pollogut, përveç pakënaqësive të popullatës së këtij rajoni tani se fundmi kanë dalë në shprehje edhe pakënaqësitë e të punësuarve të kësaj fabrike, njofton Portalb.

Të premten, përfaqësuesit e Sindikatës të punësuarve të “Jugohrom Alzar” do të lëshojnë letër urgjente deri te Shkalla e dytë e komisionit të Qeverisë si përkrahje dhe nxitje të komisionit qe të përgjigjet pozitivisht në ankesën kundër, sipas tyre, largimin e paarsyeshëm nga fabrika.

Prej 2 Nëntorit Jugohromi i ka fikur furrat pas vendimit te Ministrisë së mbrojtjes së Ambientit e cila potencoi se kompania i ka kaluar afatet për vendosje të sistemit për filtrim të shpërndarjes së gazrave të cilët e ndotin ajrin në rajon.

Prej atëherë, disa herë të punësuarit kanë protestuar me qëllim që fabrika t’i rindezë furrat, ndërkaq ata të kthehen në punë.

U paralajmërua se deri në fund të dhjetorit, Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” do të bisedojë me udhëheqësinë e kompanisë, me qëllim që të punësuarit t’i mbajnë vendet e punës.

Sipas drejtorit gjeneral të “Jugohromit”, Vasil Skenderovski, vendimi i Inspektoratit Shtetëror për ta mbyllur kompaninë është tendencioze. Nga fabrika treguan se të dhënave zyrtare, ndotja ende është mjaft e lartë, edhe pse kombinati nuk punon, gjë që për to është dëshmi se ata nuk janë ndotësit kryesor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button