Pavlopulos: Do ta mbroj identitetin grek të Maqedonisë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos sërish u shfaq me deklarata provokative për Maqedoninë, këtë herë nga Selaniku. Prokopis foli për nevojën e mbrojtjes së identitetit grek të Maqedonisë dhe i dërgoi mesazh “përvetësuesve dhe falsifikuesve” të historisë gjatë kohës së ceremonisë, në të cilën u shpall qytetar i Komunës së Delltës, njofton mkd.mk, transmeton Portalb.mk

“Askush nuk ka të drejtë të kërkojë punë që nuk i takojnë. Nuk mundeni të shkruani ngjarje historike që asnjëherë nuk kanë ndodhur duke vjedhur historinë e njerëzve të tjerë. Ua zgjasim dorën e miqësisë fqinjëve tanë, por asnjëherë nuk do t’ua lejojmë të tjerëve atë që nuk u takon atyre” tha Pavlopulos.

Ceremonia është pjesë e shënimit të 104 vjetorit të çlirimit të qytetit Halastra në vitin 1912, që I mundësoi armatës greke të hyjë në Selanik para ushtarëve bullgarë.

“Premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për ta mbrojtur edhe integritetin territorial dhe identitetin grek të Maqedonisë sonë, në bazë të historisë dhe ligjeve ndërkombëtare dhe evropiane” tha Pavlopulos, transmeton Portalb.mk.

Ditë më parë ai dërgoi mesazh të ngjashëm nga Voden, prej ku i kritikoi politikanët e Maqedonisë për vjedhje të historisë. Për çka reagoi Ministri i jashtëm, Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button