Kryetari i Greqisë: Emri “Maqedonia” ka qenë dhe është greke

Masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tentativat për ngrohje të marrëdhënieve mes dy shteteve nuk kanë ndryshuar qëndrimin e kryetarit të Greqisë, Prokopis Pavllopullos, në raport me Maqedoninë, transmeton Portalb.

Pavllopullos nga Voden, në ditën e çlirimit të qytetit, edhe një herë theksoi se Maqedonia është edhe ka qenë greke.

Siç transmeton Agjencia informative greke APE, Pavllopullos, i cili sot u shpall qytetar nderi i Vodenit, porositi Qeverinë e Maqedonisë të tërhiqet nga tendencat irredentiste, sepse në këtë mënyrë si sillet, shteti nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Europian.

“Pretendimet për emrin është irredentizëm dhe e shkel të drejtën europiane dhe për këtë arsye nuk ka gjasa që fqinjët tanë të integrohen në BE, sepse nuk i plotësojnë kushtet nga e drejta europiane. Këtë e theksojmë sepse duam marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore. Megjithatë, kjo mund të ndodh vetëm me anë të respektimit të historisë dhe institucioneve europiane”, potencoi Pavllopullos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button