BDI e ndarë në mbështetjen e Prokurorisë Speciale Publike

BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë katër partitë që u dakorduan për formimin e një Prokurorie Speciale Publike për ndjekjen e atyre që kanë keqpërdorur funksionet shtetërore për t’u pasuruar personalisht. Megjithatë, jo të gjithë partitë e përkrahin njëzëri këtë institucion për përndjekjen e krimit. Ndryshe, edhe brenda partive ka ndarje sa i përket mbështetjes së PSP-së, shkruan Portalb.

Këtë sot e kanë vërtetuar deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ndryshimet ligjore që i kërkon kryeprokurorja Speciale nuk kanë kaluar në Kuvend.

Deputetët e BDI-së nuk ishin unik në mbështetjen e këtyre propozim ligjeve. Nga BDI arsyetohen se ky propozim ligj është iniciativë e partisë opozitare LSDM dhe se duhet të jetë drejtpërdrejt nga Katica Janeva për ta përkrahur njëzëri.

“Jo! Bëhet fjalë për iniciativë të një partie opozitare maqedonase. Sikur propozimi të vijë nga Prokuroria Speciale Publike, gjithsesi se BDI do ta përkrahin një iniciativë të këtillë. Edhe njëherë potencojë, iniciativa të këtilla duhet të vijnë nga Prokuroria Speciale Publike. Ashtu sikurse me konsensus i kemi votuar të gjitha ndryshimet, gjithsesi se edhe propozim ligjet të cilat do t’i kërkojë Katica Janeva ne do t’i votojmë. Kuptohet, duhet të argumentohen me gjuhën e argumentit. Disa deputetë të BDI-së nuk votuan pro, por as nuk votuan kundër”, tha Rafis Haliti.

LSDM akuzon shumicën parlamentare se po e mbron krimin e Nikolla Gruevskit.

“Vetëm Nikolla Greuvski dhe VMRO – DPMNE-ja, frikësohen nga Prokuroria Speciale dhe për atë refuzojnë ë votojnë për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ata nuk duan që PSP fuqishëm t’i mbarojë hetimet”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, raporton Portalb.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovska kujtoi se PSP për Kuvendin pati thënë se është jo legjitim.

“Nuk e dimë me çfarë baze nga Kuvendi kërkon ndryshime për ligje, nëse është jo legjitim. Nëse është jo legjitim nuk ka të drejt as të sjellë ligje. Fakti që iniciativat vijnë nga LSDM dhe PSP, kjo do të thotë se janë sinonime”, theksoi Dimovski.

Bekim Fazliu për Portalb ka vërtetuar se PDSH e përkrahë punën e PSP. Kujtojmë se në seancë nuk ishin të gjithë deputetët e PDSH-së, kur në rend dite ishte votimi i ndryshimeve që janë kërkuar nga Janeva.

Këto ndryshime ligjore, Janeva i kërkoi nga Kuvendi me qëllim që të ketë efikasitet më të madh në rastet si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, ndërkaq si propozues në Kuvend i dorëzoi LSDM-ja./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP