Janeva e vendosur, personalisht dorëzon para deputetëve iniciativën për ndryshimin e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur

Prokurorja Speciale Katica Janeva, deputetes së VMRO-DPMNE-së Svetllana Jakimovska personalisht ia dorëzoi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur, transmeton Portalb.

“Meqë Kuvendi sjellë shumë ligje, urdhëroni, kjo është iniciativa ime që e kam dorëzuar në Kuvend, ndryshone ligjin, ju lutem”.

Janeva këtë iniciativë e ka ngre më 1 prill të këtij viti, por deri më tani as Qeveria e as ndonjë grup parlamentar nuk kanë sjellë propozim ligj për ndryshimin e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.

Ky ndryshim, sipas Janevës, është i patjetërsueshëm për të hyrë më thellë në lëndët e rasteve si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button