“Gjuha shqipe”, përdorimi i shkronjave të mëdha dhe atyre me vizë në mes

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sadopak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluara me emrin “Gjuha Shqipe”. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e përdorimit të fjalëve me shkronja të mëdha dhe atyre me vizë në mes.

Përdorimi i gabuar i shkronjave të mëdha

Gjithandej po përdoren emrat e përgjithshëm me shkronjë të madhe, si te: thirrjet, titujt, gradat shkencore e arsimore, pedagogjike, ata që tregojnë profesion, detyrë shtetërore a shoqërore, madje edhe ata emra që shënojnë ditët e javës, muajt e vitit etj., që përbëjnë një shkelje të normës gramatikore e drejtshkrimore të gjuhës sonë.

Ja disa shembuj sa për ilustrim:

Shembuj

Sipas Drejtshkrimit të gjuhës së sotme shqipe, Fjalorit drejtshkrimor etj., të gjithë emrat e lartshënuar që shënojnë grada shkencore, pedagogjike, thirrje, profesion, detyrë shtetërore a shoqërore, madje edhe ata që shënojnë ditët e javës, të muajve e të vitit etj., duhet të shënohen me shkronjë të vogël, përveç në rastet, tashmë të ditura, kur fjalia e re fillon pas pikës.

Pra, emërtimet: patër, akademik, mr., shekulli XX, mbretëresha meksikane, institucionet Maqedonase, pranverebregdet, shkrimtari gjerman, muaji gusht e të ngjashme, është dashur dhe duhet të shënohen kështu gjithnjë me shkronjë të vogël.

Përdorimi i emrave të këtillë me shkronjë të madhe, sipas të gjitha gjasave, bëhet nën ndikimin e gjuhëve të tjera, sidomos të gjuhëve gjermane e angleze, ngase kanë sot një ndikim shumë të madh jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri e vise të tjera të banuar më shqiptarë. Në anën tjetër, të gjithë emrat e përveçëm duhet të shënohen me shkronjë të madhe, pavarësisht nga pozicioni se ku përdoren në fjali. Në këtë grup përfshihen: emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet, emrat e kafshëve, emrat gjeografikë (të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve, rrugëve, shesheve etj.); emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike, emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve, titujt e veprave letrare, të gazetave, të revistave, emrat e trupave qiellorë etj.

Këtu do pasur parasysh se emrat tokë, diell, hënë etj. zakonisht shënohen me shkronjë të vogël. Mirëpo në rast se ata shtjellohen në lëndën e astronomisë, si planete, duhet të shënohen me shkronjë të madhe. Po kështu, nga një emër i përveçëm mund të formohet një mbiemër, por ky i fundit shënohet pastaj me shkronjë të vogël, si p. sh.: Shqipëri, shqiptar: flamuri shqiptar; Kosovë, kosovar: institucionet kosovare; Gjermani – a, gjerman: shkrimtari gjerman/ shkolla gjermane etj. Po kështu: Mendimi i Fishtës: mendimi fishtian; tragjeditë e Shekspirit: tragjeditë shekspiriane; prozat e Migjenit: prozat migjeniane etj.

Gabime të fjalëve që duhen shkruar me vizë në mes

Formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajte ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar.

Gjithandej, mjaft rrallë përdoren fjalët me vizë në mes, ose edhe atëherë kur përdoren shumë shpesh gabohet. Përgatitja e dobët gjuhësore e shumë gazetarëve që punojnë nëpër gazeta elektronike, por gjithashtu edhe shumë kolumnistëve, artikullshkruesve e intelektualëve të ndryshëm (jo të gjithë), shihet që nëpër portalet tona të internetit, po bëhen gabime të mëdha kur është fjala për fjalët me vizë në mes.

f24434

LEXO: 

“Gjuha shqipe”: Mos përdorni fjalë të huaja vend e pa vend, ka mjaftë shqipe (SHEMBUJ) 

“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta sintaksore që i bëni gjatë shkrimit!

“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta morfologjike që i bëni gjatë shkrimit!

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button