Shkup, nuk ka marrëveshje mes partive, vetëm një çështje shkakton mospajtim (VIDEO)

Vetëm një çështje i ka ndarë partitë politike të Maqedonisë për të arritur marrëveshje në Përzhinë. Këtë e bëri të ditur Ambasadori i BE-së Aivo Orav për mediat të enjten një orë pas mesnatës, pas bisedimeve maratonike që patën zhvilluar katër përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, njofton Portalb.mk.

Edhe pse marrëveshje nuk ka, Orav bëri me dije se partitë kanë rënë dakord për gjitha çështjet e tjera të hapura dhe kjo paraqet përparim të madh.

“Ështe bërë një punë e rëndësishme përpara për të gjitha çështjet e hapura përvec se për një. Shpresoj që bisedimet do të vazhdojnë sa më shpejte që është e mundur”, tha Aivo Orav.

Edhe pse partitë heshtin, mediat e vendit thonë se pika për të cilën nuk janë marrë vesh partitë është përcaktimi i ingerencave dhe kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Problemi qëndron në atë se LSDM kërkon tërheqje të Ligjit të ri për MPB ose implementim të më vonshëm të tij, ndërsa VMRO-DPMNE nuk pajtohet. Kjo parti do të ishte pajtuar sikur të mund të caktojnë me marrëveshje numër fiks të ndryshimeve në kuadro të cilat mund ti bëjë ministri i ri teknik që do të kishte ardhur në atë funksion 100 ditë para zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Partitë janë marrë vesh për Qeveri teknike funksionale 100 ditë para zgjedhjeve, nga gushti, ndërsa zgjedhjet do të ishin mbajtur në nëntor.

Negociata të reja mes partive do të ketë vetëm nëse donjëra parti ka propozim të ri në lidhje me këtë çështje.

LEXO: Komisioni Evropian: Është e nevojshme urgjentisht të arrihet marrëveshje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button