Ndryshime të ligjit për Punë të Brendshme: Sekretarin shtetëror në MPB do ta emërojë Qeveria

Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do ta emërojë Qeveria me propozim të ministrit resor, në vend që ai të zgjedhë nga radhët e personave udhëheqës në MPB. Ky është ndryshimi kryesor në ligjin për Punë të Brendshme që sot është në rend dite në seancë plenare në Kuvend, njofton Portalb.

“Duke e pasur parasysh praktikën e deritanishme të ligjit, është konstatuar se është e nevojshme pozicionimi i sekretarit në MPB të emërohet në mënyrë tjetër. Në vend që të zgjidhet nga radhët e punëve në MPB, me këtë ligj propozohet që ky person të emërohet dhe të shkarkohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, qëndron në materialet kuvendore për ndryshim të ligjit.

Sipas propozim-ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, përveç nenit 43, i cili ka të bëjë me emërimin e sekretarit shtetëror, në këtë kontekst do të ndryshohet edhe neni 41 i ligjit, gjegjësisht në vend të 8 kategorive të deritanishme në të cilat klasifikohen vendet e punës në MPB, me ndryshimet numri i tyre do të jetë 7.

Në seancën e sotme, deputetët do të duhet të votojnë në procedurë të shkurtuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button