Në gusht kontrollohen kushtet, zgjedhjet në nëntor

“Zgjedhje në nëntor, por me kontroll paraprak në gusht se a janë plotësuar kushtet dhe të gjitha vërejtjen nga bisedimet”, kjo është zgjidhje e mundur, mëson agjencia e lajmeve “Meta” nga ekipet politike në bisedimet për dalje nga kriza. Pas takimeve të djeshme ekziston pak optimizëm te të gjithë pjesëmarrësit në bisedime, transmeton Portalb.

Sipas burimeve, është arritur marrëveshje e vogël rreth Listës Zgjedhore dhe reformat në media.

Përsëri në lojë është, opsioni që ata 40.000 qytetarë të cilët nuk janë gjetur në adresat e theksuara gjatë kontrollit në terren, vetë të paraqiten në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Nëse në një afat të caktuar nuk e bëjnë atë, ata do të fshihen nga Lista Zgjedhore.

Në bisedimet për reformat në media, gjithashtu, ka përparim të vogël, me debat rreth propozimeve.

Ashtu siç mësohet, në tavolinë është edhe propozimi për formimin e departamenteve speciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Gjykatë për nevojat e Prokurorisë Speciale, përcjellë Portalb.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, pas takimit të djeshëm të grupeve punuese tha se ka një përparim të vogël në bisedime.

“Sapo përfunduam bisedimet për sonte dhe përfaqësuesve të partive politike u nevojitet kohë që të konsultohen me anëtarët e tyre partiak. Gjatë ditës së nesërme përsëri do të vazhdojnë bisedimet. Mendoj se ka një progres të vogël dhe shpresoj për të ecur përpara gjatë ditës së nesërme”, u shpreh Orav.

Dje ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për Çështje Euroaziatke, Viktoria Nuland ka konfirmuar se në bisedime po flitet se si të zgjerohet me struktura shtesë Prokuroria Speciale Publike edhe pse nuk zbuloi detaje.

“Ne përkrahim punën e Prokurorisë Speciale Publike. Sa i përket strukturës së saj shtesë, ka disa ide që janë ofruar, më e rëndësishme është që sistemi të jetë llogaridhënës dhe efektiv”, tha Nuland.

Sipas saj, dukshëm ka pasur një progres të caktuar na aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ajo tha se tani është koha të ndërmerren hapa konkret për ta vënë Maqedoninë në binar drejt zgjedhje të lira dhe fer.

Përndryshe, bisedimet mes partive politike u ndërprenë në mesin e muajit qershor për shkak të qëndrimeve të kundërta mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për reformat në media dhe mënyrën e pastrimit të Listës Zgjedhore. Bisedimet vazhdojnë edhe sot në Rezidencën e BE-së në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button