Nuland: Gjykata Speciale opsion i mundshëm

Për dallim nga partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Viktoria Nuland, ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për çështje europiane dhe auroaziatke, ka konfirmuar se në bisedime po flitet se si të zgjerohet me struktura shtesë Prokuroria Speciale Publike, edhe pse nuk zbuloi detaje, raporton Portalb.

“Ne përkrahim punën e Prokurorisë Speciale Publike. Sa i përket strukturës së saj shtesë, ka disa ide që janë ofruar, më e rëndësishme është që sistemi të jetë llogaridhënës dhe efektiv”, tha Nuland.

Sipas saj, dukshëm ka pasur një progres të caktuar na aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ajo tha se tani është koha të ndërmerren hapa konkret për ta vënë Maqedoninë në binar drejt zgjedhje të lira dhe fer.

“Partitë më të mëdha kanë diskutuar për zgjedhje disa here para se vija unë. Sot u takova me katër partitë dhe po iki nga Shkupi e inkurajuar nga ajo çka dëgjova. Ditëve në vijim ne shpresojmë se ekipet negociuese do të pajtohen me idetë që janë në tavolinë dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve. Do të duhet vullnet, unë pash vullnet në takimet e sotme me to. Gjithsesi ambasadori Bejli dhe ekipi jonë do të vazhdojnë punën për të pajtuar palët drejt një marrëveshje, sa më shpejt që mundet”, deklaroi Nuland.

Përveç shpejtimit të procesit drejt zgjedhjeve fer dhe demokratike, Nuland foli për nevojën dhe rëndësinë e forcimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni. Me ç’rast theks të veçantë vuri mbi Prokurorinë Speciale Publike.

“Qëllimi im i dytë është të ndihmojë dhe mbështesë procesin e forcimit të drejtësisë dhe sundimin të ligjit, në Maqedoni. Pata rastin të flasë me pjesëtarë të sektorit civil, aktivistë dhe gazetarë, për t’i inkurajuar për punën që po e bëjnë. Pata rastin ta takoj edhe zonjën Janeva dhe ekipin e saj. Puna e saj është tejet e rëndësishme për ta sjell sundimin e ligjit- diçka që është e rëndësishme nëse Maqedonia tenton të bëhet pjesë e BE-së”, përfundoi Nuland.

Prokuroria Speciale Publike gjatë punës së saj ka hasur në shumë obstruksione. Gjykata nuk ka përfillur kërkesat e PSP-së për persona që kjo e fundit i ka shpallur si të dyshuar për vepra penale. Një tentim për ta penguar punën e PSP provoi edhe presidenti i shtetit Ivanov, me faljet, por pa sukses../PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button