Shkup, rikthehen bisedimet për tejkalimin e krizës politike

Përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, pas vizitës së ndihmës sekretares shtetërore të SHBA-së, Victoria Nuland, e cila u largua nga Shkupi e inkurajuar, të shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së dhe BE-së, Jess Baily dhe Aivo Orav, u rikthyen në tryezën e bisedimeve për të arritur një zgjidhje të krizës politike që përfshiu vendin që nga viti i kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet e sotme zgjatën për një kohë më të gjatë në krahasim me herët e kaluara, ndërsa është diskutuar për dy çështjet kyçe nga Marrëveshja e Përzhinos, pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media.

Takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje konrete, por ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav, theksoi se ekziston një progres i vogël mes partive politike.

“Sapo përfunduam bisedimet për sonte dhe përfaqësuesve të partive politike u nevojitet kohë që të konsulltohen me anëtarët e tyre partiak. Gjatë ditës së nesërme përsëri do të vazhdojnë bisedimet. Mendoj se ka një progres të vogël dhe shprsoj për të ecur përpara gjatë ditës së nesërme”, u shpreh Orav.

Diplomatja amerikane Victoria Nuland pas takimeve me liderët politike në Maqedoni deklaroi se ndihet e inkurajuar se do të ketë përparim në bisedimet për tejkalimin e krizës politike në vend, si dhe theksoi se ka ardhur koha për të përfunduar këtë çështje dhe për të vendosur vendin në një kurs për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bisedimet mes partive politike u ndërprenë në mesin e muajit qershor për shkak të qëndrimeve të kundërta mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për reformat në media dhe mënyrën e pastrimit të listës zgjedhire. Dy partitë në fjalë fajin e ndërprerjes së bisedimeve ua hodhën njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button