Kumanovë: Qëllimisht godet me veturë një familje tre anëtarëshe

Pas një përleshje me fjalë, në Kumanovë, një person  me veturë “mercedes” ka goditur një grua dhe një burrë së bashku me fëmiun e tyre 4 vjeçar, transmeton Portalb.

Burri u dërgua në spitalin e Kumanovës, ndërkaq nëna dhe fëmiu me ndihmën e shpejtë u dërguan në Spitalin e Shkupit.

Rastin ka ndodhur ora 22 e 30 minuta në rrugën Boris Kidric- Kumanovë.

Rastin e ka lajmëruar një grua. Por, ajo në polici ka denoncuar se e kanë sulmuar tre persona dhe ia kanë dëmtuar veturën.

Policia ka konstatuar se kumanovari që ka drejtuar veturën me vëllain e tij dhe motrën- e cila denoncoi rastin, pas një polemike me kumanovarin tjetër, me qëllim ka goditur me veturë personin me gruan dhe fëmiun.

SPB Kumanovë po merr masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button