LR-PDSH reagon për Amlirin 4 vjeçar që ndërroi jetë

“Fillimisht, shprehim indinjatën tonë të thellë familjes, miqve dhe rrethit më të gjerë për humbjen tragjike të vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu”, tha në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i LR – PDSH-së, Elmir Sejfullai.

Ai shtoi se sulmi ndaj familjes Aliu nga Kumanova me epilog vdekjen e vogëlushit 4 vjeçar Almirit, është edhe një tregues i qartë i pranisë së nacionalizmit dhe brutalitetit të sëmurë maqedonas, të sponsorizuar nga pushteti dhe gjithmonë në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni.

“LR-PDSH reagon ashpër kundër këtij veprimi vandal dhe i bëjmë thirrje organeve shtetërorë që dorasin ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore, por duke mos amnistuar pjesën tjetër të grupit të cilët ishin bashkë-pjesëmarrës në krim. Ngjarja e rëndë e vrasjes së këtij vogëlushi na rikujton shumë krime të tjera të kësaj natyre, që ngelen ende raste pa epilog. Sulmi ndaj familjes Zeqiri në Radishan, sulmi ndaj pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov, në Prilep, Manastir, në Ohër, dhe raste të tjera kur vandalë maqedonas thyejnë dhe hynë në pronat shqiptare ka vetëm një shpjegim SHQIPTARËVE NUK JU GARANTOHET SIGURI INSTITUCIONALE NË KËTË SHTET dhe jeta e tyre i është ekspozuar një rreziku permanent. Shqiptarët që pësojnë nga ky SISTEM SHTETËROR, duhet të bashkuar të ngremë zërin kundrejt këtij zullumi dhe vrasjeve mizore”, tha Sejfullai.

LEXO: “WhoisAlmir4”, reagime të shumta për 4 vjeçarin nga Kumanova që ndërroi jetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button