Ngecje në bisedimet për dalje nga kriza politike, partitë zhvillojnë betejë istikamesh

Nuk ka gjasa për rifillimin e “bisedimeve për bisedime” të ndërprera javën e kaluar, e prej të cilave pritej t’i ulin në tavolinë liderët e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Nuk ka as nismë për konsultime të reja, e as nga ana tjetër, takime të eshalonëve më të ulëta partiake, njofton Portalb.

Nga bisedimet, sipas zëvendëskryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, në këtë moment “nuk ka asgjë”. Kjo është përgjigjja e saj ndaj pyetjes nëse ka kontakte ndërmjet përfaqësuesve të partive politike dhe tentime për rifillimin e bisedimeve.

Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i ekipit negociues të VMRO-DPMNE-­së, Nikolla Todorov, të martën, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit pas vizitës në pikën e Ndihmës së parë mjekësore në Gllumovë të Shkupit, tha se pret që së shpejti të ketë përparim në bisedimet ndërmjet katër partive ndonëse deri tani nuk ka paralajmërime për takim të ri të liderëve.

“Deri tani nuk ka paralajmërim për takim të ri liderësh dhe nuk do të duhej të ketë përderisa nuk ka diçka të kapshme. Unë edhe para disa ditësh thash se ku qëndron VMRO-DPMNE-ja dhe cili është qëndrimi i partisë në pjesën e listës së zgjedhësve, kështu që pres që shumë shpejt do të ketë njëfarë përparimi”, tha Todorov.

Nga VMRO-DPMNE-ja për shprehen se qëndrimet e tyre rreth bisedimeve janë të qarta, ndërsa arsyet për ndërprerjen e tyre ia adresojnë opozitës, transmeton Portalb.

“Qëndrimet tona janë të njohura dhe i bëmë publikisht të ditura. Ne nuk u ikim bisedimeve. LSDM-ja le të japë propozim dhe metodologji që konsideron se nevojitet për pastrimin e listës së zgjedhësve dhe do të bisedojmë. Por, propozime nga ana e tyre nuk ka”, deklaroi drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian u bëri thirrje partive të fillojnë dialog për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini, në konferencën për media pas përfundimit të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, të hënën në Luksemburg tha se politikanët në Maqedoni duhet doemos të angazhohen për dialog të hapur dhe se duhet të implementohet tërësisht Marrëveshja e Përzhinos.

Brukseli të martën, përsëri u ka bërë thirrje liderëve të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos (VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH), që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të krijojnë kushte për zgjedhje të besueshme dhe nga atje theksojnë se javët e ardhshme janë kyçe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

LEXO: Mogerini: Nevojitet dialog i hapur dhe zbatim i Marrëveshjes së Përzhinos

LEXO: Orav për humbjen e kohës në negociatat e partive: Koha është para!

LSDM-ja, javën e kaluar njoftoi se bisedimet janë ndërprerë për shkak se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron të bisedojë për votuesit e kontestuar në listën e zgjedhësve dhe për rregullimin e fushës mediatike.

Nga partia në pushtet, nga ana tjetër, thanë se ngrirja e dialogut nuk është për fajin e tyre, porse LSDM-ja nuk e ka pranuar kërkesën e tyre, një gazetar dhe media të mos mund të ndëshkohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button