Faktori ndërkombëtar me qëndrim të prerë: Të tërhiqet plotësisht falja!

Vendimi i djeshëm për tërheqjen e pjesshme të vendimit të 12 prillit për falje, ka shkaktuar reagim si te faktori i brendshëm, ashtu edhe te faktori i jashtëm apo ai ndërkombëtar, shkruan Portalb.

Sipas tyre, vendim i Ivanovit që ta tërheqë faljen vetëm për 22 persona, ndërkaq 34 personat tjerë, t’ua lë që atë ta bëjnë me vullnetin e tyre është e papranueshme.

Faktori ndërkombëtar vlerëson se një vendim i tillë, rrit ndjenjën e mosndëshkimit dhe është drejtësi selektiv.

Me porosi të qartë kanë dalë si nga Bashkimi Evropian, por edhe nga SHBA-të – Të tërhiqet plotësisht vendimi për falje.

  • Reagimi i Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ende janë të qëndrimin se abolimi apo falja nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duhet të tërhiqet plotësisht dhe jo të jetë selektive, transmeton Portalb.

  • Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasada amerikane, gjithashtu në rrjetet sociale, ka reaguar se shfuqizimi parcial dhe selektiv i amnistisë do të sjellë deri te rritja e ndjenjës së mosndëshkimit në vend.

“Maqedonia patjetër ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse”, thuhet në porosinë e SHBA-së.

Sipas tyre, ky vendim selektiv i Ivanovit e pengon përparimin e Maqedonisë drejt rrugës së NATO-s dhe BE-së.

  • Reagimi i eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han

Sipas, eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han, tërheqja selektive e abolimit nuk është e mjaftueshme.

“Vendimi i Ivanovit për tërheqje të pjesshme të amnistisë nuk është e mjaftueshme. Është e nevojshme zgjidhje gjithëpërfshirëse”, ka porositur, erokomesari Han, në profilin e tij të rrjetit social Tuitter.

  • Reagimi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, ka reaguar në lidhje me faljen e pjesshme të Ivanovit. Ai në rrjetin social Tuitter ka shkruar se nuk është e mjaftueshme shfuqizimi i pjesshëm i faljes, transmeton Portalb.

“Faljet patjetër duhet të shfuqizohen. Nuk mund të ekzistojë mosndëshkim dhe drejtësi selektive”, shkruan Orav.

  • Reagimi i zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq, gjithashtu ka reaguar në lidhje me vendimin selektiv për falje nga ana e Ivanovit. Ajo ka dërguar porosi që Ivanov ta tërhqë vendimin për falje në tërësi, përcjellë Portalb.

“Brukseli nga afër e ndjekë situatën në vend dhe përsërisim se është e duhur që abolimi të tërhiqet për të gjithë personat dhe të ruhet parimi i përgjegjësisë. Duhet të sigurohet trajtim i njëjtë për të gjithë përpara ligjit dhe të mënjanohet e drejta selektive”, ka deklaruar Kocijançiq.

Ivanov e tërheqë vendimin për faljen e 22 personave

Përndryshe, presidenti Ivanov, dje e tërhoqi pjesërisht vendimin për falje që e solli më 12 prill të këtij viti. Sipas atij vendimi, ai vendosi që t’i lirojë nga përgjegjësia penale të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime me qëllim, sipas tij, që të stabilizohet shteti.

Megjithatë, kjo nuk doli ashtu siç tha Ivanovi, sepse menjëherë pas vendimit, pati reagime të ashpra nga të gjitha palët, si nga partitë politike, sektori civil, por edhe nga faktori ndërkombëtar të cilët e vlerësuan si vendim skandaloz dhe i cili Maqedoninë e largon nga rruga euroatlantike.

Për vendimin e tillë, shoqëria civile, prej ditës kur u soll e deri sot e kësaj dite, është nëpër rrugët e Maqedonisë dhe po proteston për tërheqjen e së njëjtës. /Portalb

LEXO: Çfarë fshihet pas vendimit të Ivanovit për falje selektive?

LEXO: Ja çfarë thonë nga PSP për tërheqjen e pjesërishme të faljes nga Ivanovi

LEXO: “Abolimi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button