Ja çfarë thonë nga PSP për tërheqjen e pjesërishme të faljes nga Ivanovi

“Çdokush që ka kryer krim duhet të përgjigjet për procedurat e tyre dhe e gjithë ajo të tregohet në procedurë gjyqësore”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska, për NOVA TV, pas mbajtjes së konferencës për shtyp të presidentit, Gjorge Ivanov, në të cilën ka paralajmëruar se pjesërisht do ta tërheqë faljen apo abolimin e 12 prillit, nga gjithsej 56 persona, vetëm për 22 persona të eksponuar politik, transmeton Portalb.

LEXO: Detaje: Kush për çfarë është i falur nga Ivanovi (VIDEO)

“Vlerësojmë se drejtësia nuk duhet të pamundësohet. Qëndrim zyrtar për atë se si kjo do të ndikojë në rastet, do të japim javën e ardhshme”, tha Ristoska.

Ajo shtoi se nuk mundet ta komentojë në detaje tërheqjen e pjesërishme të vendimit për falje sepse deri më tani nuk kanë sa duhet informata për vendimin.

Nga PSP, thonë që edhe si më parë, por edhe tani, nuk janë të dekurajuar dhe se do të vazhdojnë me punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button