Detaje: Kush për çfarë është i falur nga Ivanovi (VIDEO)

Sipas një nga komunikatat për mediat të prokurorisë publike, inicialet N.G, iniciale të njëjta me ish kryeministrin Nikolla Gruevski lidhen me kallëzimet penale nga LSDM për veprat: krim kundër njerëzimit , keqpërdorim të sekretit shtetëror zyrtarë apo ushtarak, shoqatë kriminele, pastrim të parave, përgjime të paautorizuara etj.

Jozyrtarisht, kemi mësuar se Ivanov nuk i ka falur të gjithë të dyshuarit e lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Analiza në gjuhën maqedonase gjendet në këtë link.

Pavarësisht asaj që ka kaluar më shumë se një muaj nga falja e 50 të dyshuarve nga Presidenti Ivanov, populli ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare se si Ivanov kuptoi për ata kur veçse procedurat para-hetimore janë sekrete. Nga PSP-ja kanë njoftuar se ata nuk ishin konsultuar, as edhe nuk kishin dhënë të dhëna në lidhje me personat që udhëheqin procedurat para-hetimore për të cilët Ivanov vendosi ti amnistojë.

Nuk ka të dhëna as edhe për atë se cilit funksionarë apo politikanin për cilën vepër penale është i falur.

Në mungesë të informacioneve zyrtare nga institucionet, NOVA dhe Portalb bënë një analizë të detajeve të cilat deri më tani janë bërë publike nga institucionet, prej të cilave mund të supozohet cili person për çfarë është falur.

Mësojmë se nuk janë falur të gjithë të dyshuarit në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Jozyrtarisht, një pjesë të personave të dyshuar në rastet “Titanik” “Fortesa”, nuk janë në listën e të falurve nga Ivanovi.

Nëse analizohen bombat e publikuara nga partia opozitare e LSDM-së, si dhe komunikata e Prokurorisë Publike më 19 nëntor, ku shprehen kallëzimet penale të ngritura nga LSDM-ja, edhe pse nuk është plotësisht precize, fitohet së paku një pamje e përgjithshme për atë se cili politikan ose funksionar për çfarë ka mundur të jetë i falur.

Në këtë komunikatë, shprehen detajet për lëndët të cilat janë krijuar pas akuzave penale të LSDM-së, së bashku me veprat penale për të cilat dyshohen aktorët kryesorë të aferave që dolën nga bombat.

Emrat e tyre janë të shprehura me iniciale dhe disa nga veprat penale përsëriten më shumë herë, por nëse shihet lisat e personave të falur nga Ivanovi e botuar në Gazën Zyrtare, mund të bëhet rekosntruim. Në vazhdim një pjesë të tyre:

  1. Nikolla Gruevski – Kryetarë i VMRO-së dhe Kryeministër i mëparshëm

Sipas lëndëve të formuar nga prokuroria pas inicimit nga LSDM-ja, inicialet N.G. të njëjta me inicialet e Gruevskit, i cili është shtatë herë i falur, përmenden në lëndët e “Krim kundër njeriut”, “Keqpërdorim i sekretit shtetëror, zyrtarë ose ushtarak”, “Përgjim i paautorizuar”, “Mosparaqitje të veprës penale ose autorin”, “Keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore”, “Falsifikim të dokumenteve, shkelje të të drejtës për votim dhe për veprën penale – dhunë”.

Inicialet N.G. përmenden në lëndën që ka të bëj më bombën e cila sipas LSDM-së, Gruevski dhe Janakievski merren veshtë për ndërrimin e statusit të tokës në Vodno, nga   pyll në tokë ndërtimore me qëllim që ta përvetësojnë. Për këtë rast, sipas komunikatës së Prokurorisë Publike më 19 nëntor, si vepra penale parashihen – “Shoqërim kriminal”, “Pastrim parash dhe të ardhurave të tjerë nga vepra penale” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve”.

LEXO: Bomba e 10-të: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

  1. Mile Janakieski – Ministër i mëparshëm i Transportit dhe Lidhjeve

Sipas Gazetës Zyrtare, Janakieski është falur 16 herë. Ky është edhe numri i kallëzimeve penale të ngritura nga LSDM-ja të cilat janë të shprehura në komunikatën e Prokurorisë Publike më 19 nëntor të cilat janë të lidhura me inicialet M.J.

Sipas prokurorisë, M.J., së bashku me persona tjerë është i dyshuar me kallëzimin penal i ngritur nga LSDM-ja kundër personave N.G., M.J., K.T., V.T., P.H., T.M., PNJ nga SHA “KARA” – Shkup dhe persona të PNJ, pronarë të “Sirah Limited” nga Belize, „Т & МЈ Investment” nga Lugano, Zvicër për veprat penale – “Shoqërim kriminal” dhe “Pastrim parash dhe të ardhurave tjerë” si dhe për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve”.

Lënda lidhet me bombën në të cilën sipas LSDM-së, Gruevski dhe Janakieski në detaje merren veshtë për ndryshimin e statusit të tokës në Vodno, nga pyll në tokë ndërtimore, me qëllim që ta pronësojnë.

Për Janakieskin është formuar lëndë penale edhe për rastin “Kosmos” për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve”, por keqpërdorimi i pozitës zyrtare përmendet më shumë herë edhe në lëndët tjera.

LEXO: Bomba e pestë: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO) 

Lëndët janë formuar për veprat penale: “Detyrim”, “Shkelje të së drejtës për lirin e përcaktimit të votuesve” si dhe për “Shkeljen e fshehtësisë gjatë votimit”, për të cilat janë formuar më shumë vepra penale për raste të ndryshme.

Janë formuar edhe lëndë për “Keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore”, ndërsa M.J. së bashku N.G., edhe persona të PNJ, të punësuar në MPB dyshohen edhe për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shkelje të së drejtës për votim”.

  1. Gordana Jankullovska – Ministër i mëparshëm i Punëve të Brendshme

Jankullovska është e falur 13 herë. Pas kallëzimeve penale të ngritura nga LSDM-ja inicialet G.J. nga prokuroria publike, përmenden në lëndët lidhur me “Shoqërim kriminal”, “Përgjim i paautorizuar”, “Krime kundër njerëzimit”, “Shkelje e të drejtës për votim”, “Shkelja e barazisë të qytetarëve”, si dhe më shumë lëndë për “Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Shkelje të së drejtës për lirin e përcaktimit të votuesve”.

  1. Sasho Mijallkov – Drejtor i mëparshëm i DS-së

Inicialet S.M. në komunikatën e prokurorisë publike për kallëzimet penale të ngritura nga LSDM-ja lidhen me veprat: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve” “Shoqërim kriminal”, “Përgjim i paautorizuar”, “Krim kundër njeriut”, “Torturë dhe veprime të tjera të dhunshme, jonjerëzore dhe dënime”.

LEXO: “Bomba” e tretë e Zaevit: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO)

Ish Drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është falur gjashtë herë. Pas kallëzimit penal të ngritur nga LSDM-ja është formuluar lënda për “Mitë marrje” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, lidhur si duket me bombën për pajisja nga Izraeli.

LEXO: Bomba e 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

  1. Goran Grujovski – Shef i mëparshëm i drejtorisë së pestë pranë DSK-së

Goran Grujovski është i falur tre herë. Inicialet G.G. lidhen me lëndët të hapur për veprat “Shoqërim kriminal”, “Përgjim i paautorizuar”, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Krim kundër njeriut”.

  1. Martin Protugjer – shef i kabinetit i Kryeministrit i mëparshëm Nikolla Gruevski

Inicialet M.P. në kallëzimet penale të LSDM-së të ngritura para prokurorisë lidhen me veprat penale “Shoqërim kriminal”, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, “Krim kundër njeriut”, “Shkelje të së drejtës për lirin e përcaktimit të votuesve”, “Detyrim” dhe “Shkelja e barazisë të qytetarëve”. Martin Protugjer është falur tre herë nga Ivanovi.

  1. Menduh Thaçi – Kryetar i PDSH-së

Inicialet e njëjta me ata të Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, në komunikatën e prokurorisë publike lidhen me lëndët penale të formuara pas kallëzimeve penale të ngritura nga LSDM-ja për “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

LEXO: Bomba e tetë: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

  1. Bedredin Ibrahimi – anëtarë i KSHZH-së nga PDSH

Inicialet me emrin Bedredin Ibrahimi në komunikatën e prokurorisë publike lidhen me lëndën penale e formuar nga LSDM-ja për “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

LEXO: Bomba e tetë: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

  1. Kirill Bozhinovski – Sekretar i mëparshëm i Përgjithshëm i Qeverisë

Inicialet K.B., në të njëjtën komunikatë lidhen me “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore”, si dhe “Keqpërdorim të së dhënave personale”.

  1. Irena Misheva – Kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit

Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe anëtarë jo-ekzekutiv i Bordit Drejtues i Sh.A. Telekom, Irena Misheva është e falur tre herë. Inicialet I.M. në komunikatën e prokurorisë publike lidhen me lëndë për dy vepra penale – “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Shkelje të së drejtës për lirin e përcaktimit të votuesve”.

  1. Zharko Llukovski – Drejtor Ekzekutiv i “Telekomit”

Inicialet Zh.L. lidhen me “Shkelje të së drejtës për lirin e përcaktimit të votuesve” dhe “Shkelje e fshehtësisë së votimit”

  1. Zoran Zaev – Kryetarë i LSDM-së

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i akuzuari i katërt në rastin “Puç” dhe akuzohet për veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësues të organeve më të larta shtetërore”.

Ai është gjithashtu i akuzuar edhe për rastin “Ryshfet” për veprën penale pranim të mitos nga neni 357 paragrafi 5 i KP.

  1. Zoran Verushevski – Drejtor i Mëparshëm i DSK-së

Zoran Verushevski është akuzuari i parë për rastin “Puç” për një vepër penale të vazhdueshme “Përgjim i paautorizuar dhe audio regjistrim” në lidhje me “Spiunazh”, si dhe për “Dhunë ndaj përfaqësues të organeve më të larta shtetërore”.

  1. Branko Crvenkovski – Kryetarë i mëparshëm i LSDM-së dhe ish Kryetarë i Maqedonisë

Prokuroria Speciale Publike në konferencë për mediat kur e hapi rastin e parë “Titanik”, paralajmëroi se është filluar një procedurë para-hetimore për aferën “Shpresë”. Rasti “Shpresë” në opinion doli në vitin 2011 kur Branko Crvenkovski dhe anëtarë të kabinetit të tij ishin të akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë shpenzuar 340 mijë euro për shërbime për konsultim për marrëdhënie me publikun nga ekspertë slloven.

Për një pjesë të personave të falur, si për shembull tash më i vdekuri Kosta Krpaç, për të cilin Prokuroria Speciale Publike  tha se ka qenë dëshmitarë e jo i dyshuar në ndonjë rast, mbetet e paqartë për çfarë janë falur nga Ivanovi dhe si ai i ka fituar këto informacione. Disa politikan dhe funksionar të cilat ishin të falur, publikisht e refuzuan faljen, ndërsa disa dërguan edhe letra zyrtare deri tek Ivanovi që ti tërheq vendimet për falje.

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button