Materialet me përgjimet nga DSK u nxorën me furgon të verdhë? (FOTO)

Prokuroria Speciale dje e hapi rastin më të ri nën emrin e koduar “Fortesa” që ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve dhe dy sistemeve me të cilën është kryer përgjimi nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim që sipas PSP-së shtetit dhe buxhetit i kanë shkaktuar dëm rreth 10 milionë euro. Sipas PSP-së, për këtë të fundit janë të akuzuar 5 persona, në mesin e të cilëve, ish ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska dhe kryeshefi në DSK Goran Grujoski të cilit Gjykata mbrëmë  i shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditëve, raporton Portalb.

Çfarë ka ndodhur para DSK-së më 28 mars 2015? FOTO

Në datën kur janë ngarkuar materialet 28 mars 2015, sipas dëshmive të PSP-së, me të cilat janë kryer përgjimet, redaksia e Plusinfo, publikoi shkrimin me titullin “MISTER Çfarë po ngarkohet në një furgon të verdhë nga zyra e DSK-së?”, transmeton Portalb.

Tekst i plotë dhe origjinal i Plusinfo-s, në mëngjesin e 28 marsit – e shtunë:

“E jashtëzakonshme për mëngjesin e të shtunës, para zyrës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilën është drejtor Sasho Mijallkov, janë duke u kryer aktivitete të çuditshme.

Fotografi i e "Plusinfos"
Fotografi e “Plusinfos”

Një furgon i verdhë të cilin mund ta shihni edhe në fotografitë, në mëngjes dhe pasdite po ngarkohet me materiale, për përmbajtjen e tyre asgjë nuk mund të dihet.

Sipas informatave të fundit, në të cilat erdhi Plusinfo, automjeti është kamion “Mercedes”. Këso ndodhi në dy muajt e fundit janë vërejtur disa herë në oborrin e MPB-së, mu përpara ndërtesës së DSK-së. Jo-zyrtarisht, supozohet se bëhet fjalë për materiale të shtypura nga shërbimi.

Plusinfo është në pritje të informatës zyrtare për ngjarjen”, kështu ka shkruar redaksia e lajmeve “Plusinfo.mk” më 28 mars të vitit 2015.

Sipas të gjitha gjasave, në bazë të deklaratës së djeshme të prokurores Lençe Ristoska, bëhet fjalë për të njëjtin rast, në të cilin, atë ditë, pra më 28 mars është bërë ngarkimi i mjeteve me të cilat është kryer përgjimi në DSK në automjet të MPB-së dhe pastaj të njëjtat janë shkatërruar dhe asgjësuar.

zzolto

 

Deklarata e prokurores së Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska:

Si u krye procesi i shkatërrimit dhe asgjësimit të mjeteve me të cilat është kryer përgjimi në DSK?

Skema grafike e elaborimit të rastit "Fortesa"
Skema grafike e elaborimit të rastit “Fortesa”

Fillimisht, më 11 mars të vitit 2015, Grujoski ka paraqitur propozim që të formohet një komision për asgjësim dhe shkatërrim të pajisjeve dhe dy sistemeve me të cilat është kryer përgjimi dhe njëkohësisht vet i ka propozuar anëtarët e komisionit (gjë që është e paligjshme).

16 mars të vitit 2015, i dyshuari i dytë e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar vendimin për shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve për përgjim në Sektorin për Punë Juridike në MPB, ndërkaq edhe pse nga SPJ kanë vërejtur mospërputhje juridike ato e kanë heshtur dhe e kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit deri te ish ministrja, Gordana Jankulloska (e dyshuara e tretë), e cila pa i marrë parasysh ligjet për veprim me informata të klasifikuara më 23.03.2015 ka formuar Komision për shkatërrim dhe asgjësim të mjeteve dhe dy sistemeve për përgjim, njofton Portalb.

Komisioni ka dhënë dritë jeshile për shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve për përgjim dhe kështu, personat përgjegjës më 27.03.2015 e kanë ndalur sistemin i cili atëherë ka qenë në funksion dhe më 28.03.2015 mjetet për përgjim janë ngarkuar në automjet të MPB-së dhe janë dërguar në një hekurishte që më pas atje janë shkatërruar dhe asgjësuar në prani të tre të dyshuarve, ndërkaq anëtarët e Komisionit kanë përgatitur procesverbalin.

Ashtu edhe siç mund ta vërejmë, sipas deklaratës së prokurores, Lençe Ristoska, ngjarja është mjaft e koklavitur dhe mirë-organizuar.

 

LEXO:  Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

LEXO: “Fortesa”, bëhet arrestimi i parë me kërkesë të Katica Janevës (FOTO)

LEXO: Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim (FOTO)

LEXO: Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

LEXO: Rasti “Fortesa”, Ristovska: Posedojmë numër të madh të fakteve materiale dhe verbale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button