Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot e hapi lëndën më të re “Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara dhe të paligjshme, raporton Portalb.

“Bëhet fjalë për rast të komplikuar. Në këtë lëndë të janë pesë persona të dyshuar, dy kryeshefa në DSK dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska që në gjysmën e parë të viti të 2015 duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, të ndihmuar nga një ish shef, i kanë shkatërruar mjetet për përgjime që njëkohësisht kanë i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së 10 milionë euro. Pajisja është dërguar në depo ku është shkatërruar dhe mbikëqyrur. Prej atje, copat janë dërguar në depo tjetër dhe janë shkatërruar për herë të dytë, dhe më pas janë kthyer në depo të dytë.”, tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska. Në vitin 2015, pas vendimit të Gjykatës Themelore i dyshuari i parë, me qëllim që t’i mbulojë veprat e personave tjerë ka dhënë urdhër gojor që të shkatërrohen mjetet dhe sistemet me të cilat është bërë përgjimi, raporton Portalb.

Ja 5 të dyshuarit e rastit Fortesa për çfarë vepra penale dyshohen:

I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:

  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare

I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale:

  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare

E dyshuara e tretë ka kryer vepër penale:

  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit

I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale:

  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare

E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale:

  • 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare

Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg, raporton Portalb.

Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.

Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button