Janeva: Po hetojmë përgjimet e paligjshme nga viti 2008 deri më 2015

Prokurorja speciale Katica Janeva ka njoftuar se po merren me shumë procedura para hetimore edhe në lëndën konkrete; kush dhe si ka përgjuar në Republikën e Maqedonisë nga 2008-2015, raporton Portalb.

“Për çfarëdo pyetje mund të na drejtoheni edhe nëpërmes e-mailit tonë zyrtarë dhe do të ju përgjigjemi kur të gjejmë kohë, sepse jemi të angazhuar në punën tonë primare, e ajo është vërtetojmë se kush çfarë krimi ka bërë, në raport me përgjimet e paautorizuar në Republikën e Maqedonisë.”, ka sqaruar prokurorja speciale Janeva.

PSP sot ka publikuar lëndën e tretë “Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara.

Prokurorja speciale, Katica Janeva gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp, ka njoftuar se, Gjykata Themelore nëpërmjet telefonit e ka njoftuar se, i dyshuari i parë i rastit “Fortesa”, kryeshefi i Dretorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujoski, do të paraqitet në Gjykatë për bisedë në ora 13./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button