Rasti i Kumanovës, ambasadori pret procedimin e kërkesës së Ombudsmanit për maltretimin e tyre

Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” u keqtrajtuan nga policët të cilët i kanë shoqëruar ata deri në gjykatë. Kështu ka deklaruar avokati i popullit Ixhet Memeti, i cili  më 21 dhjetor dorëzoi padinë në Prokurorinë Publike dhe tha se posedon prova të mjaftueshme për ta dëshmuar atë.  Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, theksoi se institucionet e RM duhet ta kryejnë punën në bazë ligjore, njofton TV 21.
LEXO: Rasti i Kumanovës, të akuzuarit zbardhin detaje të reja

“Ne më herët e kemi ngritur këtë çështje me avokatin e popullit i cili ka ngritë kallëzim penal. Ne presim prej institucioneve të RM që ta kryejnë punën e vet karshi këtij hapi që e ka ngrit Omudsmani i RM”, tha Ylber Hysa, Ambasador i Kosovës në Maqedoni.
LEXO: Ja gjithçka që ndodhi gjatë gjykimit të rastit “Kumanova

Gjykimi për të dyshuarit në rastin e Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj 2015, do të zhvillohet me 23 shkurt.

Nga ana tjetër, Prokurori kompetent publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka përfunduar procedurën hetimore për shtatë shtetasit e Maqedonisë të cilët u arrestuan në tetor të vitit të kaluar nën dyshimin se kanë qenë të lidhur me grupin e armatosur, të Lagjes së Trimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button