Prokuroria e mbaroi hetimin e zgjeruar të rastit “Lagjja e Trimave”
Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e ka kryer procedurën hetimore për shtatë nënshtetasit e Maqedonisë të cilët janë të dyshuar në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njofton Portalb.
Deri te mbrojtja është e dorëzuar raporti për afatin ligjor në të cilën mbrojtja do të kryejë ekspertizë të dëshmive,
Më 15 tetor, Prokuroria e zgjeroi hetimin për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, dhe me këtë rast u burgosën edhe 7 nënshtetas të Maqedonisë, të cilëve iu dha masa e paraburgimit.
Gjithsej 29 të dyshuarit, Gjykata i akuzon për terrorizëm, ndërkaq pala mbrojtëse e mohon një gjë të tillë. /Portalb