Avokati i Popullit: MPB t’i tregojë emrat e policëve që kanë keqtrajtuar “grupin e Kumanovës”

Provat kanë konstatuar që ndaj tyre është ushtruar dhunë, qoftë psiqike apo fizike. Është kryer torturë. Organet kompetente duhet të mendojnë për atë punë. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për mundim. Për hirë të asaj se pasi janë sprapsur, fletëparaqitjet e Avokatit të Popullit nuk kanë të bëjnë me ditën që ka ndodhur rasti, por kanë të bëjnë me ditët pasi janë dorëzuar, pasi ata janë sjellë në burg apo në gjyq, janë keqtrajtuar. Kështu është përgjigjur Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, në pyetjen e Portalb se çfarë kanë ndërmarrë organet kompetente pas konstatimit të avokatëve mbrojtës, por edhe vet Avokatit të Popullit se policia ka keqtrajtuar të paraburgosurit nga rasti i “Lagjes së Trimave Kumanovë”, të cilët akuzohen për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”

“Kemi prova materiale dhe verbale, të cilat janë përpunuar në një fletëparaqitje penale dhe u janë drejtuar Prokurorisë. Në tre raste, dy të fundit një më herët, Avokati i Popullit vlerëson se ka elemente të bollshme se janë keqtrajtuar. Sa i përket dy rasteve të fundit unë përgatita raport të posaçëm dhe ia drejtova, për pengim në punë, Prokurorisë, pasi nuk kisha përgjigje më tepër se 30 ditë. Javën që kaloi mora përgjigje nga Prokuroria e Manastirit dhe e Shkupit, se ata e kanë pranuar, kanë filluar të grumbullojnë të dhëna dhe u janë drejtuar Ministrisë për punë të brendshme, nga e cila kërkojnë emrat e policëve që i kanë shoqëruar. Unë jam i bindur se policia do t’i dërgojë emrat, sepse dihet në ato mjete transportuese cilët policë kanë qenë. Është punë shume e thjeshtë, pres që kjo punë të ec”, deklaroi Memeti.

Ndërkaq, sipas Ministrisë për Punë të Brendshme aktivitetet kanë qenë të ndërmarra në përputhshmëri me Planin për marrjen e masave taktiko-operative, sipas të cilave Njësia për intervenim të shpejtë ka vepruar pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për asistim në përcjellje të personave, raporton Portalb.

“Për këtë arsye, për aktivitetin e kryer më 07.12.2015 vlerësojmë se akuzat për shkelje të lirive njerëzore nga ana e policëve gjatë përcjelljes së të paraburgosurve gjatë transportimit të tyre nga hapësirat e burgut deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 dhe anasjelltas, janë të pabaza. Për shkelje të lehta ose të rënda të rregullores së punës dhe disiplinës ose mosplotësimin e obligimeve të punës, të punësuarit në ministri përgjigjen me masa disiplinore, në përputhje me dispozitat e marrëveshjes kolektive të MPB-së dhe rregullores së MPB-së”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Nga aty njoftojnë se, në raste kur konstatohet se një nëpunës policor i ka shkelur dispozitat ligjore për të cilat obligohet t’i respektojë, sipas nenit 207 dhe 208 të marrëveshjes kolektive ngritja e procedurës disiplinorë iniciohet me propozim me shkrim.

“Propozim për ngritjen e procedurës disiplinore, mund të iniciojnë drejtori i Byrosë, udhëheqësi i Drejtori dhe punëtorëve të autorizuar nga ana e ministrinë (propozues zyrtar), varësisht hierarkia e vendosur në njësinë organizuese, në të cilën i punësuari ka qenë i shpërndarë në kohën kur kanë ndodhur lëndimet”.

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” nesër do të dalin në Gjykatën e Shkupit për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë./Portalb

Lexo: Rasti “Lagjja e Trimave”, Avokatët: Kemi dëshmi se nuk kemi të bëjmë me vepër terroriste

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button