Me 71 vota “për”, deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritë jeshile Qeverisë Kalimtare

Me 71 vota “pro”, 9 “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër” deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritë jeshile Qeverisë së re Kalimtare.

Mandatarit të Qeverisë së re Kalimtare, Emil Dimitriev, sonte iu votua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, propozimi për punën dhe përbërjen e Qeverisë, njofton Portalb.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq do të fillojë zbatimi nga 24 shkurti i vitit 2016.

11

“Sipas ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Qeveri dhe ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 196/2015), gjithashtu në përputhshmëri të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe protokollit të 15 korrikut 2015, më 24 prill të vitit 2016 do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Prej këtu, prioritet kryesor strategjik dhe qëllim i Qeverisë do të jetë që të zbatojë zgjedhje të lira dhe demokratike për deputetët e Republikës së Maqedonisë”, shkruhet në ligjin e punës së Qeverisë së re Kalimtare, njofton Portalb.

Kryeministri i ri, Dimitriev, ka propozuar që në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, përbërja e tanishme e Qeverisë të jetë e njëjtë edhe në përbërjen e Qeverisë së re Kalimtare, duke i futur edhe ministrat propozuar nga Opozita, Oliver Spasovski si ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Frosina Remenski-Tashevska si ministreshë e Punës dhe e Politikës Sociale.

12597021_557591581079268_654007556_o-685x320

Propozim vendimin për shpërbërjen e Kuvendit e kanë dorëzuar deri te kryeparlamentari Trajko Veljanovski, deputetët e shumicës parlamentare gjegjësisht, deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së .

page

Në parë, kryeparlamentari, Trajko Veljanovski ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit.

12509247_874803039299311_8453501582490217091_n

LSDM dhe koalicioni opozitar më herët e kanë lëshuar seancën parlamentare.

“Po vjen fundi i një pushteti kriminel. Nikolla ti nuk je Maqedonia, dorëheqja është vërtetim se ai ka vjedhur në zgjedhje. Ai nuk do media të lira dhe lista të pastra zgjedhore. LSDM do të vazhdojë të luftojë për zgjedhje fer dhe demokratike”, tha deputeti i LSDM-së Goran Sugareski.

Përndryshe, VMRO-DPMNE dhe BDI më herët e kanë vërtetuar qëndrimin e tyre se nuk lëvizin nga ajo që qëndron në Marrëveshjen e Përzhinos, që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, edhe pse paraprakisht nuk është respektuar asnjë afat nga po kjo marrëveshje, raporton Portalb.

Nga LSDM, thënë që nuk do të shkojnë në zgjedhje më 24 prill.

“Gruevski nuk do Lista Zgjedhore të pastra që të mund të manipulojë me votues fiktiv. Nikolla Gruevski nuk do mediume të lira sepse i duhet errësirë që ta mbulojë kriminalitetin e familjes në 10 vjetët e fundit. Për LSDM-në, nuk janë të pranuara zgjedhjet pa mediume të lira dhe pa lista zgjedhore të pastruara, përndryshe nëse nuk bëhen këto të fundit ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhje”, thonë nga LSDM.

Edhe Komiteti Qendror i LSDM-së ka marrë vendin që të mos pranojë të del në zgjedhje partia e tyre pa pastrim të Listës Zgjedhore dhe mediume të lira, njofton Portalb.

“Sot u mbajt seanca e Komitetit Qendror të LSDM-së në të cilën njëzëri, është marrë vendim që për LSDM-në është e papranueshme të del në zgjedhje pa pastrim të Listës Zgjedhore dhe mediume të lira. Në zgjedhje të tilla, LSDM nuk do të merr pjesë në zgjedhje. Nikolla Gruevski dhe LSDM nuk i kanë zbatuar çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos. Ne do të vazhdojmë që të luftojmë për zgjedhje fer dhe demokratike”, shkruhet në kumtesën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Më herët, VMRO-DPMNE dhe BDI kumtuan se e pranojnë metodologjinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e Listës zgjedhore, transmeton Portalb.

Lexo: BDI dhe VMRO-DPMNE, njëzëri: Zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button