Komisioni anketues për përgjimet edhe pas 5 seancave pa punë konkrete

Komisioni anketues për përgjimet edhe sot nuk ka arritur të votojë rendin e ditës. Nga VMRO-DPMNE kërkuan që të hiqet nga rendi ditës dëgjimi i dëshmitarëve, ku sot duheshe të paraqitet ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, dhe në vend të kësaj pike ta votohen dy propozime të tyre- Komisioni Anketues për përgjimet të kërkojë nga MPB dhe DSK që në adresë të Komisionit të dërgojnë analizë për materialet lidhur me përgjimet dhe kërkesë deri të prokurorja special Katica Janeva që deri te Komisioni t’i dorëzojë materialet për përgjimet që opinion të dijë saktë numrin e të përgjuarve, raporton Portalb.

Debati në Komision devijoi dhe nisën fjalime politike të deputetëve kështu duke mos krijuar hapësirë që të punohet sipas rregullores.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi që para deputetëve të jenë proces verbalet e seancave të mëparshme.

“Që deputetët të shohin që deri ku jemi me punë, ashtu edhe siç thotë rregullorja para anëtarëve të Komisionit do të duhej të jenë proces verbalet nga seancat e mëparshme”, tha Milloshoski.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov e ka parë të panevojshme kërkesën për proces verbalet për faktin se dy seancat e mëparshme edhe pse u thirrën nuk kishte rend dite të caktuar. Ky i fundit insistonte që nga rendi ditës të mos tërhiqet dëgjimi i dëshmitarëve.

“Mos kërkoni proces verbale për seanca që nuk i keni kryer”, tha Shilegov.

As dy propozimet e VMRO-DPMNE-së as ai i LSDM nuk arriti t’i merr votat për të filluar seanca. Kështu edhe pas seancës së pestë Komisioni anketues për përgjimet nuk ka filluar ende me punë konkrete.

Dëshmitari i radhës që duhet të paraqitet është ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska./Portalb

 

Lexo në lidhje me temën: Komisionet kuvendore të krijuara për mos t’i zgjidhur problemet politike në Maqedoni

Lexo në lidhje me temën: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?

Lexo në lidhje me temën: Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button