Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për shkak të detyrave të rregullta, ftesës së Komisionit Anketues, do t’i përgjigjet më 14 dhjetor, gjegjësisht të hënën”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE, raporton Potalb.

Njoftimin se nuk do të dëshmojë sot kryeministri Gruevski para anëtarëve të Komisionit Anketues, partia në pushtet e ka dhënë disa minuta para se të fillojë termini i caktuar për mbajtjen e seancës.

Përndryshe, nesër do të duhet të dëshmojë, Martin Protugjeri dhe Zoran Stavreski, të premten Sasho Mijalkov, më 14 dhjetor Gordana Jankulloska ndërsa më 15 dhjetor Mile Janakieski, ka njoftuar ditë më parë, kryetari i Komisionit Anketues Petre Shilegov.

Në listën e dëshmitarëve të VMRO – DPMNE-së janë kryeministri Gruevski, zëvendëskryeministri Stavreski dhe ish-ministrja Jankulloska, ndërsa në listën e LSDM-së janë Mijallkov, Janakieski dhe Protogjer.

Seancat në të cilat do të merren në pyetje dëshmitarët do të jenë të mbyllura për opinionin

Komisioni Anketues planin për punë me dinamikën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe vizitën e institucioneve e miratoi javën e kaluar.

Është paraparë dy aktivitetet të zhvillohen në mënyrë paralele prej më 7 dhjetor deri më 22 janar 2016. Sipas tajmingut për punë, seanca për përgatitjen e raportit të Komisionit është planifikuar për më 29 janar 2016. Raporti duhet të jetë gati deri më 31 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button