RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë

RDK ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes VMRO-DMPNE dhe LSDM duke mos cekur edhe dy liderët shqiptar si dhe duke theksuar se mosimplementimi i marrëveshjes hap dyert për një krizë më të thellë.

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se teatri dhe loja e krizës politike duhet të përfundojë sa më shpejt me qëllim që pasojat ndaj popullatës dhe vendit të jenë sa më të vogla. Sot, në orët e herrshmë të mëngjesit u arrit një marrëveshje nëmes VMRO-DPMNE dhe LSDM, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe SHBA, dhe duhet uruar këta dy subjekte për përfundimin e teatrit dhe lojës. Të shpresojm se këta dy subjekte nuk e fusin vendin edhe në një teatër dhe lojë tjetër sepse vendi nuk ka kapacitet të ballafaqohet edhe me një krizë tjetër.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ky vend është dëshmitar i shumë marrëveshjeve, por ajo që është e rëndësishme është implementimi i marrëveshjes së arritur. Implementimi i marrëveshjes do të ketë kuptim vetëm me kthimin maksimal të sundimit të ligjit në vend për t’u marrë me të gjith aktorët që e kanë sjellë vendin buzë greminës, sepse në të kundërtën arritja e marrëveshjes do të nënkuptoj një lojë tjetër ku fundi nuk do ti dihet asnjëherë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson edhe njëherë se kësaj radhe kërkohet prezencë konkrete afatgjate nga ana e faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, rreth implementimit maksimal të të gjitha rekomandimeve dhe reformave të prezentuara në raporte të ndryshme gjatë kësaj periudhe kohore. Të shpresojm se do të krijohen kushte të nevojshme për mbarrëvatjen e zgjedhjeve të parakohëshme që parashihen të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë të rënda për popullatën dhe vendin në përgjithësi”, thonë nga RDK.

LEXO: LR-PDSH: Nuk i pamë  kërkesat “e forta” të Menduhit e as të Aliut
LEXO: Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

Lajme të ngjashme

Back to top button