LR-PDSH: Nuk i pamë kërkesat “e forta” të Menduhit e as të Aliut

Është e radhës që para Zaevit dhe Gruevskit t’ua urrojmë arritjen e marrëveshjes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, reagojnë nga LR-PDSH, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes liderve të partisë.

Nuk është për tu habitur aspak që shohim nënshkimet e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe aspak të permenden partitë që përfaqësojnë. Siç duket ato përfaqësojnë vëtem veten e tyre dhe interest e tyre dhe aspak forma të organizimit politik, se popullin shqiptar jo se jo, moti e kanë harruar.

LR-PDSH që në fillimin e aferës së përgjimeve pati reaguar se tendenca është ndërrimi i një pushteti me një pushtet tjetër po që esenca e qeverisjes karshi shqiptarëve, me këtë lloj marrëveshjeje ngelet e pandryshuar.

Nuk i pamë as 7 kërkesat “e forta” të Menduhit e as Marrëveshjen e Ohrit, NATO-n dhe BE-në e Aliut. Pamë aktorët e procesit të montuar politik të Sopotit si LSDM dhe VMRO tek merren vesh për të vazhduar diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe gishtat që shkuan më pas në takim për të nënshkruar vuajtjen e shqiptareve këtu në Maqedoni.

Ju mund të jeni marrë vesh edhe për të varrosur përgjimin për procesin e montuar “Monstra” dhe me këtë të varrosni fatin edhe të dhjetra familjeve shqiptare, por shqiptarët nuk do t’ju lejojnë, këtë mos e harroni, ta keni të qartë që të katërt.

LEXO: RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë
LEXO: Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

Lajme të ngjashme

Back to top button