Han, Gruevski dhe Zaev të kënaqur nga marrëveshja e arritur për dalje nga kriza

Zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 24 prill 2016. Në shtator do të emërohet prokurorë special publik i cili do të merret me rastin e përgjimeve dhe me rastin “Puç”.  Në mesin e muajit shtator opozita do të kthehet në Kuvend.

Nga 15 janari i vitit 2016 do të emërohet një kryeministër i ri ndërsa deri në zgjedhje LSDM-ja do të hyjë në 5 ministri. Kjo parti do ta udhëheq ministrinë e punëve të brendshme dhe ministrinë për punë dhe politikë sociale. Zëvendës ministra nga radhët e LSDM-së do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike ndërsa do të kenë edhe të drejtë vetoje.

Këtu (klikoni në këtë link) mund ti gjeni pikat kryesore të marrëveshjes.

Marrëveshja është arritur në orën 1 pas mesnate ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së ndërsa me ndërmjetësimin e komisarit Han dhe tre eurodeputetëve, Hovit, Kukan dhe Vajgel.

Eurokomisari Johanes Hahn  para gazetarëve në rezidencën e BE-së tha shkurt se u arrit marrëveshje.

“Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët. Jam i lumtur për atë që u arrit, me këtë do të hapen dyert e vendit për në BE dhe në NATO. Duhet të jemi krenar me liderët”, tha Hahn.

Eurokomesari Han ka thënë se ka biseduar me telefon me Viktoria Nulandin, të cilën e ka njoftuar se është arritur Marrëveshje.

Për arritjen e marëveshjes është shprehur i kënaqur edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

“Ne arritëm marrëveshje ku LSDM kthehet në parlament më 1 shtator. Si zgjidhje sistematike tash dhe para të gjtha zgjedhjeve parlamentare, qeveria do të tërhiqet dhe do të reformohet qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve” tha sot Gruevski në pres konferencën që u mbajt në orët e hershme.

Në këtë rast, tha Gruevski, kjo do të thotë se VMRO-ja do të nominojë kryeministër të përkohshëm në periudhë prej 100 ditësh, duke filluar nga 15 janari i vitit 2016, deri në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 24 prill.

“Që mos të mundet dikush të ketë alibi për rezultatet e zgjedhjeve, u pajtuam se duke filluar nga 20 tetori, dhe deri në zgjedhjet, LSDM pas konsultimit paraprak me VMRO-në dhe BDI-në të japë propozim për minisër teknik të punëve të brendshme, që do të thotë personalitet i cili në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Njëherit, krijuam mundësi që LSDM-ja të propozojë ministër për punë dhe politikë sociale nga data e njejtë. Njëkohësisht, në këto dy ministri, VMRO-ja do të emërojë zëvendës ministrat e saj me të drejtë vetoje për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet” ka thënë Gruevski.

Ai shtoi se këto zëvendës ministra do të nominohen nga ana e LSDM-së në ministrinë e financave, bujqësisë, dhe ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit tha se me marrëveshjen e sotme është konfirmuar gjithçka që partia e tij dhe partnerët e koalicionit janë përballur në projektin “E vërteta për Maqedoninë”

“Më 24 prill të vitit 2016 do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që i kërkoi opozita, në të cilat qytetarët e Maqedonisë, në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike do ta zgjedhin pushtetin e ri”, deklaroi Zaev.

Theksoi se kryeministri Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje deri në fund të vitit, ndërsa zgjedhja e qeverisë së re do të jetë më së voni deri më 15 janar. Kryeministrin e qeverisë kalimtare do ta zgjedhë VMRO-DPMNE-ja. LSDM-ja, informoi Zaev, hyn në pesë ministri.

“LSDM-ja do ta propozojë ministrin e ri të Punëve të Brendshme. Përveç MPB-së, LSDM-ja do të propozojë edhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Në Ministrinë e Financave, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ministrisë për Shoqëri Informatike, LSDM-ja do të emërojë zëvendësministra me të drejtë të vetos”, deklaroi lideri i partisë opozitare.

Më 15 shtator është paraparë që të zgjidhet prokurori special i cili do të obligohet të zbatojë hetim për përmbajtjet, dëshmitë dhe argumentet nga bisedat e përgjuara telefonike.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button