Ivanov thirri mbledhje të Këshillit të Sigurisë, i mbledh të gjithë liderët maqedonas e shqiptarë

Pas kthimit nga Rusia, presidenti Gjorgje Ivanov do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë, njoftojnë nga kabineti i tij.

Këshilli i sigurimit do të ketë në mbledhje anëtarët:
1. Gjorge Ivanov, kryetar i Maqedonisë
2. Trajko Veljanoski, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë
3. Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë
4. Zoran Jolevski, ministër i mbrojtjes së Maqedonisë
5. Gordana Jankullovska, ministre e punëve të brendshme të Maqedonisë
6. Nikolla Poposki, ministër i jashtëm i Maqedonisë
7. Veli Kreci, anëtar në Këshillin për sigurim
8. Flora Kadriu, anëtare në Këshillin për sigurim
9. Naser Sejdini, anëtar në Këshillin për sigurim

Ivanov i ka thirrur edhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, liderin e BDI-së, Ali Ahmeri dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Mbledhja mbahet në ora 17.

Ivanov lidhur me situatën në vend gjithashtu ka njoftuar presidentin rus Vlladimir Putin, sekretarin gjeneral të OKB-së Ban Ki-Mun dhe disa bashkëbisedues të tjerë me të cilët ka realizuar takime në Moskë.

LEXO: Dy ditë zie në Maqedoni
LEXO: Kumanovë, Seferi: Policia arrestoi edhe fëmijë, Kotevski mohon
LEXO: Oborri Mbretëror Shqiptar: Ndërhyrja ushtarake ndaj civilëve të ndalojë menjëherë
LEXO: Kumanovë, njëri nga policët e vrarë është shqiptar, rritet numri i viktimave
LEXO: DioGuardi: “Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni”
LEXO: Euronews: Ja çfarë po ndodh në Kumanovë
LEXO: Ngjarjet në Kumanovë, apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Libertas: Dy grupe kriminele nga Kosova janë paguar për të bërë incidente
LEXO: Mediat serbe: Nisi lufta për “Shqipërinë e Madhe”

Lajme të ngjashme

Back to top button