Kumanovë, Seferi: Policia arrestoi edhe fëmijë, Kotevski mohon

I PLOTËSUAR
Portalb mëson se policia ka lëshuar në shtëpi pjesëtarët e tjerë të familjes ndërsa në paraburgim ende janë: Halit Sulejmanoski, Sefer Seferi, Fitor Seferi dhe Afrim Sulejmani me profesion polic.


Uran Seferi nga Kumanova, thotë se thuajse 3 familje janë të arrestuara në Kumanovë duke theksuar se se ata nuk kanë asnjëfarë lidhje me incidentet. Seferi sqaron se familjarët e tij janë dërguar në stacionin policor në Shkup për portalin Almakos. Sipas Seferit bëhet fjalë për tre familje që kanë qenë të ngujuar në shtëpitë e tyre, e që njëkohësisht kanë patur mysafir prej Hasanbegu.

Familja Seferi: Sulejman Seferi, Xhemile Seferi 80 vjeçare, Seferi Seferi 57 vjeçar, Turkene Seferi 55 vjeçare ,Fitor Seferi 45 vjeçar, Zejnije Seferi 42 vjeçare .Fëmijët e Fitorit: Arif Seferi 16 vjeçar, Dafina Seferi 11 vjeçare, Yllza Seferi 3 vjeçare.
Familja Sulejmani: Halit Sulejmani 62, Mevulude Sulejmani 60 vjeçare, Afrim Sulejmani ,Lumnije Abazi 45 vjeçare, së bashku me djemtë Valmirin 8 vjeçar edhe Valtoni 5 vjeçar. Këto janë personat që sipas Uran Seferit janë arrestuar sot në Kumanovë nga policia.
LEXO:FOTO nga arrestimet në Kumanovë

Kotevski për Portalb: Nuk ka fëmijë të arrestuar, ata që mund të kenë ndihmuar sulmuesit janë arrestuar
Në një prononcim për Portalb, zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski tha se nuk janë arrestuar fëmijët por personat që dyshohet tu kenë ndihmuar, sipas tij terroristëve.
“Aksioni ende vazhdon. Deri më tani nuk mund të jap numër të saktë për të arrestuarit por ju them që nuk ka fëmijë. Janë marrë në stacion ata për të cilët dyshohet se ju kanë ndihmuar terroristëve, i kanë lënë në shtëpitë e tyre. Do të merren në pyetje dhe do të shohim me apo pa dhunë i kanë pranuar në shtëpi” u shpreh Kotevski duke thënë se brenda ditës policia do të del me informata të reja pasi që ende ka aksion policor në Kumanovë.

arrestime kumanova
arrestime kumanova

 

arrestime kumanova
arrestime kumanova

 

10422062_837397252975349_3168689936180301193_n

Lajme të ngjashme

Back to top button