Kumanovë, njëri nga policët e vrarë është shqiptar, rritet numri i viktimave

Në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetën edhe një pjesëtar i policisë, njoftojnë mediat në gjuhën maqedonase. Me këtë, numri i policëve që kanë humbur jetën gjatë aksionit policor në Kumanovë është gjashtë.

Ministrija e brendshme Gordana Jankullovska njoftoi mbrëmë identitetin e vetëm tre policëve të vrarë. Gazeta Shenja mëson se njëri nga policët e vrarë  në përleshjen e armatosur në Kumanovë është nga fshati i Studeniçanit të Shkupit.  bëhet fjalë për Isamedin Osmanin, 32 vjeçar, pjesëtar i njësitit të forcave speciale EBR dhe baba i dy fëmijëve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e tij, ndërsa sot do të bëhet varrimi.

Edhe mëngjesin e sotëm janë dëgjuar të shtëna në Kumanovë.

Policët e vrarë në Kumanovë
Policët e vrarë në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Back to top button