Kumanovë, përfundoi aksioni policor

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar.

Mëngjesin e sotëm nëpër rrugët e Kumanovës dhe “Lagjes së Trimave” rreth orës 07:00 të mëngjesit janë dëgjuar përsëri krisma.Në qytet vërehet prani e madhe e policisë të cilët kontrollojnë çdo makinë në hyrje dhe dalje të qytetit.
Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski për Portalb konfirmoi se aksioni policor vazhdon.
Banorët ankohen se vazhdojnë të mbeten të bllokuar, ndërsa te tregu i gjelbër akoma janë të stacionuar tre autoblinda. Besohet se shumica e shtëpive janë të braktisura.

“Krismat na shqetësuan në mëngjes por tash është qetë. Diku ka diku nuk ka energji elektrike. Policia ende prezente në lagje e nuk mund të lëvizim lirshëm pa frikë.”shprehet për Portalb banorja e “Lagjes së Trimave”.

Kryetari i komunës së Kumanovës ka deklaruar se mëngjesin në qytet janë dëgjuar të shtëna, mes orës 6.30 dhe 7.30, por se tani është situata e qetë. Ai ka paralajmëruar se do të shkojë në atë pjesë të qytetit për t’u informuar për gjendjen, njofton Nova.Numri i viktimave policore është rritur, ka edhe shqiptar.

LEXO: Dy ditë zie në Maqedoni
LEXO: Kumanovë, Seferi: Policia arrestoi edhe fëmijë, Kotevski mohon
LEXO: Oborri Mbretëror Shqiptar: Ndërhyrja ushtarake ndaj civilëve të ndalojë menjëherë
LEXO: Kumanovë, njëri nga policët e vrarë është shqiptar, rritet numri i viktimave
LEXO: DioGuardi: “Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni”
LEXO: Euronews: Ja çfarë po ndodh në Kumanovë
LEXO: Ngjarjet në Kumanovë, apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Libertas: Dy grupe kriminele nga Kosova janë paguar për të bërë incidente
LEXO: Ivanov thirri mbledhje të Këshillit të Sigurisë, i mbledh të gjithë liderët maqedonas e shqiptarë

Ja një video që ka realizuar mëngjesin e sotëm portali Indeksonline:

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. NGUSHLIME PER FAMILJET TE VRARE CIVIL POR DA I PERKET LUFTIMET NE KUMANOV EDHE NE SI QYTETAR JEMI HABITUR PSE PO LUFTOHET NE MESIN E LAGJEVE TE BANUARA DUKE DITUR SE ATY JETOJNE NJEREZ PERSE ATA TE BEHEN VIKTIMA PER DICKA QE NUK JA NJOFTUAR CKA KA FAJ FËMIJA FAJ 8 VJECAR KUSH DHE SI DO TE NA SQAROJE KETE SITUAT MËKAT

Back to top button