Zhegrova gati për të shkuar drejt Juventusit

Edon Zhegrova sulmuesi nga Kosova është tanimë gati për t’u transferuar drejt ekipit legjendar italian të Juventusit, raporton Euronews.

Duke qenë se ai është konsideruar ekstrakomunitar ngaqë është shtetas i Kosovës ka pasur pengesa për transferimin. Kjo pengesë mesa duket ka marrë fund pasi ai ka marrë pasaportën shqiptare e cila i hap rrugë transferimit.

Këtë të martë Zhegrova ka zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka shprehur falënderimin.

“Edi Rama, faleminderit” “Krenar që jam shqiptar”.-thuhet në mesazh.

Futboll futbollist(e)JuventusReprezentacioni i Kosovës FutbollTransfer futbolli