Zgjedhjet e përsëritura në RMV: Deri ora 18:30 kanë votuar 28,07% e votuesve

Deri në orën 18:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot u zhvilluan zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 35.984 qytetarë apo 28.07% e votuesve, transmeton Portalb.mk.

  • Gostivar, kanë votuar 28.22 %.
  • Vrapçisht, kanë votuar 31.76%.
  • Qendër Zhupë, kanë votuar 13.18%.
  • Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 28.04%.
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në disa vendvotime ende vijon votimi edhe pas orës 19:00 për shkak se vendvotimet u hapën me vonesë.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%.

Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje lokale RMV 2025