Zeqirija Ibrahimi u zgjodh kryetar i ri i Alternativës

Zeqirija Ibrahimi sot është zgjedhur kryetar i ri i Alternativës, pas mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor të partisë, njofton Portalb.mk.

Ibrahimi u drejtua në Kongres, ku mes tjerash theksoi se detyra e tij konform programit të Alternativës është që ta ndihmojmë biznesin shqiptar, shqiptarët t’i bëjnë sa më të pasur.

“Nëse duhet ta cilësojmë se çfarë do të jetë Altrenativa në vitet që vijnë, ajo do të jetë parti e arsimit dhe ekonomisë. Më në fund duhet ta kuptojmë se nuk bëhemi komb pa arsim dhe pa ekonomi. Kombi politik ndërtohet me kapital dhe me arsim, siç edhe shkatërrohet me varfëri dhe injorancë”, theksoi Ibrahimi.

Në fund delegatët e Kongresit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të Alternativës kanë miratuar edhe listën e përditësuar të Kuvendit Qendror të Alternativës.

Kongresi i jashtëzakonshëm zgjedhor u mbajt pasi Afrim Gashi dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Alternativës pas zgjedhjes së tij kryetar i Kuvendit të RMV-së.

Afrim GashiAlternAtivA (AAA)Zeqirja Ibrahimi