Xhaferi kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe në Vatikan për Shën Kirili dhe Metodi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej 23 deri 25 maj do të realizojë vizitë në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë me rastin e Manifestimit tradicional në nder të Shën Kirilit, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Xhaferi e udhëheq delegacionin shtetëror-kishtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: Arbër Ademi, koordinator i BDI-së; Sonja Mirakovska, zëvendës-koordinatore e LSDM-së; Dafina Stojanoska, zëvendës-koordinatore e VMRO-DPMNE-së; Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit, Elena Jovanovska Grujovska, drejtoreshë e Institutit për Gjuhë Maqedonase; Darijan Sotirovski, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze; z. Pimen, mitropolit evropian; at dr. Zoran Stojanov, Kisha Katolike; mitropoliti i Tetovës-Gostivarit, Josif dhe at Mitko Gazinkovski.

Vizita në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë do të fillojë me takimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Kryetarit të Parlamentit të Italisë, Lorenco Fontana, që do të mbahet në Parlament më 23 maj. Delegacioni i udhëhequr nga Kryetari Xhaferi, më 23 maj do ta vizitojë edhe Bazilikën e Shën Palit ndërsa do të merr pjesë edhe në Koncertin e nxënësve të QSHMB, Goce Zllatev dhe Magdalena Drmaç, në organizim të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 24 maj 2023, delegacioni shtetëror – kishtar do të jetë i pranishëm në Audiencën te Papa Francisk në Vatikan. Programi vazhdon me takimin e Kryetarit Xhaferi dhe kardinalit Pjetro Parolin dhe Monsinjor Poll Riçard Galagerit. Në kuadër të programit, do të mbahet Lutje në Bazilikën Shën Klemente (San Clemente), me çka delegacioni do të vendosë kurorë me lule të freskëta mbi varrin e Shën Kirilit. Më 24 maj është paraparë vizita e Bazilikës Shën Maria Maxhore (Santa Maria Maggiore), pas së cilës delegacioni do e vizitojë ekspozitën e artistit Reshat Ameti.

Më 25 maj, Kryetari Xhaferi do të realizojë takim me përfaqësues të Qendrës për Ndërtimin e Shenjtores së Nënë Terezës.

Në përbërje të delegacionit shoqërues janë ekipe të gazetarëve nga TVM, MIA, Sitel, TV 24 dhe TV 21. Pas mbajtjes së çdo aktiviteti të programit, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit do të dërgojë kumtesë për publikun, foto dhe video material.

Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutTalat Xhaferi
Comments (0)
Add Comment