Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të sotme në Serbi. Ai tha se Lista Studentore është fituese bindëse e zgjedhjeve me mbi 135 deputetë, ndërsa SNS-ja e tij pritet të fitojë rreth 100 deri në 105 mandate, raporton TRN.
Vuçiqi falënderoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë së tij për fushatën dhe mbështetjen që i kanë dhënë.
Ai tha se kanë rënë poshtë pretendimet e Listës Studentore se ai do të arratisej dhe nuk do t’i njihte rezultatet, duke theksuar se e pranon humbjen dhe vullnetin e qytetarëve.
Sipas Vuçiqit, lista e tij ka fituar rreth 1,7 milion vota, ndërsa Lista Studentore ka marrë 2,2 milionë vota.