Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave që dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen që ndodhi para një muaji në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 28 vjeçarit N.M. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale vrasje dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me këtë vrasje, janë ngritur kallëzime ndaj 39 vjeçarit B.B., 34 vjeçarit A.D., 30 vjeçarit B.A., të cilët dyshohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme. Për shkak pjesëmarrjes në kryerjen e “vrasjes”, padi është ngritur edhe ndaj 22 vjeçarit N.D., 23 vjeçarit A.D., 39 vjeçarit N.F dhe 28 vjeçarit K.T.
Të gjithë të dyshuarit janë nga Shkupi.
Ndryshe, vrasja kishte ndodhur më 10 shkurt në hapësirën e parkingut te “Viva Fresh” në Çair. Viktimë e kësaj tragjedia ishte Hebib Bunjaku, ndërsa ishte plagosur edhe N.D.
Raportohet se vrasja kishte ardhur pas një konflikti verbal në komunikacion.