Vetëm 16.4 përqind e kompanive në Maqedoninë e Veriut kanë kryer e-shitje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025, vetëm 16.4 përqind e subjekteve afariste që kanë mbi dhjetë të punësuar kanë kryer e-shitje, pra kanë pranuar porosi përmes rrjeteve sociale, transmeton Portalb.mk.

Në subjektet që kanë 10-49 të punësuar kanë kryer shitje 15.3 përqind e këtyre kompanive, te ato me 50-249 të punësuar kanë kryer e-shitje 19.9 përqind e kompanive, ndërsa e-shitje kanë kryer 36.6 përqind e kompanive që kanë më shumë se 250 të punësuar.

“Gjatë vitit 2025, 99.2% e subjekteve afariste kanë përdorur kompjuter në punët e tyre”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se 97.2 përqind e subjekteve afariste kanë pasur qasje në internet.

 

Blerje ne internet - onlineDigjitalizimIdentiteti digjitalInternetiShërbime elektronike - digjitale shetëroreTë drejtat e njeriut në internet