Varka e humbi kontrollin për shkak të stuhisë në liqenin e Ohrit, u shpëtuan pesë personat

Si pasojë e stuhisë, dje një varkë në liqenin e Ohrit humbi kontrollin pas së cilës pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme dolën në terren dhe gjetën varkën, transmeton Poralb.mk.

MPB-ja njoftoi se dje rreth orës 19:00 në SPB- Ohër, në ujërat e liqenit të Ohrit, pronari i një mjeti lundrues, në të cilin po transportoheshin katër persona të tjerë, ka humbur kontrollin për shkak të stuhisë.

Efektivët e Stacionit të Policisë për Vëzhgimin Kufitar “Liqeni i Ohrit” kanë dalë në terren dhe rreth orës 19:25 kanë gjetur varkën rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufiri me Republikën e Shqipërisë.

Policia informoi se N.B.(55) nga Ohri, i cili drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë që transportoheshin në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë janë është transportuar në Stacionin e Policisë për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, pa lëndime.

Liqeni i Ohrit - StrugësSPB Ohër